
Një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase dhe një udhëheqës biznesi janë arrestuar nën dyshimin se kanë spiunuar ndaj Rusisë.
Kështu deklaroi shërbimi i sigurisë i Ukrainës, SBU, ndonëse nuk përmendi emrat e individëve, por tha se ata punonin në Sekretariatin e Kabinetit të Ministrave dhe në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.
Këta zyrtarë i kaluan armikut informacione të ndryshme të inteligjencës: që nga gjendja e aftësive tona të mbrojtjes deri te marrëveshjet në kufirin shtetëror dhe të dhënat personale të oficerëve të zbatimit të ligjit ukrainas.
Ndërkohë Rusia nuk e ka komentuar një zhvillim të tillë.



