Që prej muajit shtator të vitit 2021, një pjesë e refugjatëve afganë janë strehuar në Shengjin. Teksa janë në pritje të vizave amerikane apo kanadeze, ata kalojnë ditët e ngrohta të janarit në bregdet.
Ndërkohë, në ambientet e resortit ku janë akomoduar, ata kanë prezantuar të enjten ekspozitën me fotografi të shkrepura gjatë kohës së qëndrimit në Shëngjin.



