Mbyllja e Akademisë Albanologjike, Përzhita: Jemi vënë në dijeni nga mediat, rrezikohet të mos ketë më projekte kërkimi në Shqipëri (VIDEO)

Mbyllja e Akademisë Albanologjike, Përzhita: Jemi vënë në dijeni nga mediat, rrezikohet të mos ketë më projekte kërkimi në Shqipëri (VIDEO)

Akademia e Studimeve Albanologjike rrezikon të mbyllet dhe të shndërrohet në njësi kërkimore në akademinë e shkencave. Ky projektvendim u kundërshtua nga senati i kësaj akademie, përfaqësues të se cilës thonë se një ndryshim i tillë do të sillte humbje në sektorin e kërkimeve shkencore të kësaj fushe.

Ndërkohë rektori i kësaj akademie. Luan Përzhita në një lidhje Skype për MCN, tha se institucioni nuk është njoftuar për këtë projektvendim dhe se ata janë vënë në dijeni nga mediat.

Përzhita tha se senati i këtij institucioni zhvilloi një mbledhje urgjente ditën e shtunë mbi këtë projektvendim dhe se konkluzioni i tyre është se në Shqipëri nuk do të ketë më projekte kërkimi albanologjike.

Më tej rektori tha se për zhvillimin e këtij projektvendimi duhet të njoftohej më parë institucioni dhe të punohej për gjetjen e një rruge të përbashkët.

Intervista e plotë:

Z. Përzhita, të hyjmë direkt në temë. Pse u vendos sipas Jush mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike?

Ne jemi njoftuar përmes mediave për këtë projektvendim. Në fakt kjo ka krijuar një situatë jo shumë të këndshme përsa i përket bashkëpunimit në këtë fushë. Ndodhemi përpara kësaj situate dhe normalisht që do pritej dhe reagimi jonë. Ju kujtoj që edhe para 2023 është kërkuar diçka e tillë por është kundërshtuar. Akademia e studimeve përbëhet nga 4 institute dhe ka gjithsej 100 personalitete të njohur në fushat e tyre. Senati u mblodh në mënyrë urgjente ditën e shtunë dhe doli në konkluzionin se nëse do të realizohet atëherë s’do ketë më projekte për kërkim në Shqipëri.

Në projektvendimin e qarkulluar në media flitet për riorganizim. Çfarë do të thotë kjo dhe në kuptim të legjislacionit në fuqi, do të shkohet drejt një aneksimi në thonjëza nga Akademia e Shkencave?

Sipas modelit të paraqitur nga autorët, aty thuhet se do ndërtohen njësi kërkimore shkencore, që do të thotë se nuk do të ketë njësi kërkimore në brendësi të saj. Kërkimi shkencor në të gjithë botën bëhet nga institucione kërkimore për studentë dhe të përkthehen në rezultate të punës në vijimësi. I bie që institutet të mos përfundojnë në Akademinë e Shkencave, por vetëm një pjesë e vogël e saj.

Në një deklaratë të ASA-s dje u nënvizua se fatin juridik të saj e përcakton Senati si dhe se projektvendimi shkel ligjin nr. 80 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, por edhe ligjin për Akademinë e Shkencave. Jemi drejt një përpalljeje në gjykatë për këtë çështje?

Nuk mund të jetë një pjesë e njëanshme për mbylljen e një institucioni. Ligji e përcakton qartë se mbyllja e studimeve bëhet përmes senateve akademike, i bie që ky vendim duhet patjetër të kalojë në senat dhe kjo gjë s’ka ndodhur. Nëse kërkohet një gjë e tillë atëherë duhet të gjendet një rrugë e përbashkët.

Për ta bërë më te kuptueshme : pas këtij vendimi qëndrojnë interesa të caktuara, për fonde, apo edhe drejtim të kontrolluar të kërkimit shkencor?

Ne nuk jemi në dijeni të asgjëje, e kemi marrë vesh përmes mediave. Ajo që nuk shkon këtu është pse këto gjëra bëhen në situatë të mbyllur dhe pse ky institucion që po shkrihet nuk di asgjë. Atëherë kjo ndodh sepse dikush do të bëjë në mënyrë të shpejtë, gjithsesi nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhë pasi ende nuk është nënshkruar nga Rama.

Mund të themi se metaforikisht në komunitetin shkencor në Shqipëri, me këtë hap po krijohet një lloj opozite e detyruar ndaj Akademisë së Shkencave?

Shqetësimi ynë kryesor është kryerja e studimeve albanologjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy