Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Mehmeti: Riaktivizimi është bërë kronik. Nuk janë zbatuar strategjitë për trajtimin e mbetjeve (VIDEO)

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Mehmeti: Riaktivizimi është bërë kronik. Nuk janë zbatuar strategjitë për trajtimin e mbetjeve (VIDEO)

Edhe këtë të diel në fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit ka shtëllunga tymi dhe avuj që dalin nga vatra e zjarrit e shkaktuar në thellësi.

Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kjo situatë është pasojë e punës së keqe që është bërë me menaxhimin e mbetjeve.

Sipas Mehmetit, ky zjarr po riaktivizohet në mënyrë kronike tashmë duke krijuar dëme të mëdha në shëndetin e qytetarve duke i shkaktuar atyre edhe sëmundje kancerogjene.

Situata është pasojë e punës së keqe që është bërë me menaxhimin e mbetjeve. Mbetjet në vend që të trajtohen me riciklime dhe me mënyrat e tjera racionale për t’i kthyer ato nga të rrezikshme dhe të dëmshme, në të dobishme dhe që ndihmojnë për përmirësimin e jetës, rrisin të ardhurat, por mbi të gjitha mbajmë një mjedis të pastër, ne kemi punuar së prapthi . Nuk janë zbatuar strategjitë për trajtimin e mbetjeve, ajo që duhej bërë e fundit është përdorur në fillim.  Është përdorur inceneratori si rruga më e shkurtër, më fitimprurëse për ata  që e zgjodhën këtë metodë, por shumë e rrezikshme për shëndetin dhe trajtimin irracional të mbetjeve të ngurta urbane.

Ky zjarr që u riaktivizua, dhe në gjendjen që është sot do të riaktivizohet disa herë, dhe tani po riaktivizohet në mënyrë kronike është kthyer në një fatkeqësi të madhe. Në vend që të bëjmë ndarjen në burim dhe t’i çojmë ato në destinacion dhe të bëjmë riciklimin, ne tani kemi shtuar male me plehra që mund të shpërthejnë në zjarr, mund prishin mjedisin, ajrin, ujin, tokën. Nga djegia e tyre shumë metale të rënda duke pluskuar mbi ujë mund të dëmtojnë bimësi. Ajri mund të dëmtojë jetën e njerëzve.

Pasojat janë në mushkri e gjak, por ka dhe pasoja kancerogjene.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy