"Escobari i Ballkanit", Tahiri i përgjigjet PD-së: E kemi peshqesh nga ju!

"Escobari i Ballkanit", Tahiri i përgjigjet PD-së: E kemi peshqesh nga ju!

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të PD për mos arrestimin e Klemend Balilit. Ky reagim i Tahirit vjen pas akuzave të opozitës, se maxhoranca nuk e ka arrestuar vetë “Escobarin e Ballkanit”.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Tahiri shprehet se të shumëkërkuarin e kanë peshqesh nga PD.

“Trimat e Shqupit vazhduan edhe sot te nxjerrin llumin e godines se tyre per te njollosur Policine e Shtetit. Perseri akuzuan Policine dhe mua personalisht per mosarrestimin e Klement Balilit.

Dua t’ju them sot se ashtu si gjithe llumin e Lazaratit e te droges, te krimit te organizuar e te korrupsionit ne polici e gjetem nuk e sollem ne, po e trasheguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh!”, tha Tahiri.

Numri 1 i ministrisë së Brendshme tha se pavarësisht përpjekjeve për tu fshehur, apo edhe mossuksesit të përkohshëm të policisë për arrestimin e tij, Balili nuk do ti shpëtojë arrestimit.

“Klement Balili nuk ka asnje shprese t’i shpetoje arrestimit sado te fshihet skutave e ferrave te zones ku ka vendosur t’i beje rezistence forces se ligjit. Eshte i mbaruar dhe fundi i tij do te jete aty ku kane perfunduar shume te tjere perpara tij”, tha Tahiri.

Deklaratat e PD, Tahiri i quajti sulme ndaj policisë, ministrit dhe vetë kryeministrit, dhe sipas tij këta jane vetem aktoret e nje maskarade te pambarimte kunder Policise se Shtetit dhe pergjigjen do ta marrin ne 18 qershor te vitit qe po vjen bashke me ndeshkimin e tyre me te rende popullor!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy