Skadimi i lejes së qëndrimit në Çeki/ Ambasada: Qytetarët mund të qëndrojnë edhe 60 ditë të tjera

Skadimi i lejes së qëndrimit në Çeki/ Ambasada: Qytetarët mund të qëndrojnë edhe 60 ditë të tjera

Shtetasit e huaj, të cilët ndodheshin legalisht në territorin e Republikës Çeke në momentin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, më 12 mars mund të vazhdojnë të qëndrojnë në territor për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme plus edhe 60 ditë të tjera edhe në qoftë se i skadon viza e qëndrimit ose afati 90 ditor.

Ambasada e Shqipërisë në Pragë, duke përcjellë njoftimin e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme të Çekisë thekson se “aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi, deri me 17 maj 2020 dhe pas kësaj date do t’i shtohen edhe 60 ditë të tjera për largimin e personave të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit ose afati 90 ditor në Republikën e Çekisë”.

“Në vazhdim te heqjes graduale të masave shtrënguese, që nga data 4 maj, personat, të cilët ndodhen në situatën e mësipërme, në momentin e daljes nga Çekia do t’u vendoset në pasaportë vula, e cila konfirmon gjendjen e ligjshme në Republikën Çeke deri në atë ditë”, thekson ambasada.

Sipas njoftimit, data në vulë do të jetë data aktuale e daljes nga Republika Çeke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy