Mes thatësirës, SHBA dhe Meksika arrijnë marrëveshje për furnizimin me ujë nga Rio Grande

Mes thatësirës, SHBA dhe Meksika arrijnë marrëveshje për furnizimin me ujë nga Rio Grande

Arrihet marrëveshja e cila synon të sigurojë më shumë ujë të rregullt nga Meksika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftuan të dy qeveritë të shtunën, pas një periudhe të gjatë tensioni mbi një traktat të vjetër.

Një masë e re e Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve dhe Ujit, i cili mbikëqyr traktatin e ujit SHBA-Meksikë të vitit 1944, do t’i sigurojë Meksikës “mjete dhe fleksibilitet për të ofruar ujë më herët në ciklin pesëvjeçar”, thuhet në një deklaratë.

Vendet fqinje janë grindur për traktatin e vitit 1944, i cili ishte krijuar për të ndarë burimet e përbashkëta ujore.

Meksikës i kërkohet të dërgojë 1.75 milionë hektarë ujë nga Rio Grande në Shtetet e Bashkuara gjatë një cikli pesë-vjeçar, duke furnizuar fermerët me ujitje.

Vendi i Amerikës Latine, nuk ka ofruar plotësisht furnizim me ujë kohët e fundit prej mungesave të rënda të ujit të shkaktuar nga thatësira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy