
Pas ftesës së opozitës për t’u takuar në tryezë të hënën, me qëllim mbylljen sa më parë të Reformës Zgjedhore, nuk ka vonuar edhe reagimi i PS.
Tryeza e radhës e Grupit Negociator të ngarkuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore do të zhvillohet në datën 26 maj, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Përmes një njoftimi zyrtar, PS njofton se OSBE ka rezervuar sallën për ditën e martë, pasi e hëna e propozuar nga opozita është ditë pushimi.
Pavarësisht se dita e hënë është ditë pushimi për shkak të festës së Bajramit, OSBE impenjohet maksimalisht që të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik për Refrmën Zgjedhore të propozuar nga përfaqësuesit e opozitës me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës.
“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për reformën zgjedhore, në datë 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”.



