Rritja e fortë e çmimeve duke nisur nga Pandemia, e më tej nga Konflikti në Ukrainë, ka prodhuar shumë fitime për biznesin, veçanërisht grupet e mëdha.
Lidhur me këtë Gjergj Buxhuku, në MCN Economy u shpreh se kompanitë e mëdha e kanë kaluar 100% normën e fitimit për të cilën u shpreh se kjo rritje nukpërbën sens pasi rritja ekonomike e vendit është jo më shumë se 3.5%.
Ai tha se dy kompanitë e mëdha Balfin dhe Kastrati nuk kanëe aktivitete konkurrencial me treghun europian dhe nëse treghu do hapëej ato do falimentonin, pasi një pjesë e fitimeve të tyre garantohet nga shteti.
Sipas tij, rritjet e shpejta të fitimeve problematik për çdo segment të shtetit, ato janë kompani pa investime në teknologji dhe prodhim.
Nëse do analizojmë shifrat do kemi parasysh që nëse e shohim të distancuar kjo është pozitive se tregon që ekonomia është rritur kur e sheh nga lart, kur i futesh procesit krahasimor dalin problematika serioze.
Nëse shohim kompanitë më të mëdha shohim disa fakte interesantë, së pari shohim se kompanitë më të mëdha të vendit pothuajse e kanë kaluar 100% normën e fitimit nga viti në vit, ndërkohë që rritja ekonomike kombëtare s’ka qenë më shumë se 3.5%, këtu nis dhe mendon që s’ka sens.
Një vend që e ka rritjen e prodhimit të brendshëm bruto 3.5% këtu ka diçka që nuk shkon dhe nuk shkon fakti i rishpërndarjes së burimeve të vendit, e dyta një vend me ekonomi të vogël kompani që janë me rritje ekspotenciale me rritjen e tyre, i bie që të kesh thithur burimet e pjesës tjetër të ekonomisë, burimet e qytetarëve.
Më tej ai shtoi se këtu nuk diskutohet ligji i tregut se ai është normal, por me 100% të rritet fitimi në një ekonomi që s’ka prodhuar rritje nuk është normale.
Kur një kompani rritet shumë dhe s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me tregun se ky është treg i deformuar, por rritjen e ka ose si pasojë e ndihmave direkte ose indirekte të shtetit, ose i të qenit një treg monopol dhe oligopol këto përveç dëmit të madh që i bëjnë ekonomisë i bëjnë dhe vetë këto kompani të paqëndrueshme.
Për mendimin tim të dy kompanitë e mëdha bazohen te shërbimi, nuk shohim tek këto të kenë aktivitete prodhues, konkurencial me tregun evropian. Mendoni për një moment Shqipërinë pjesë të BE, a do jenë këto në gjendje të konkurrojnë, bien paratë e zeza që vijnë nga jashtë a do jenë këto të qëndrueshme, dhe unë them se jo sepse s’kanë investuar në teknologji dhe markat e tyre.
Në rast se ndryshimet qoftë në situatë globale apo situatës në vend këto goditen menjëherë se nuk janë konkurenciale. Ndërmjet Balfin dhe Kastratit unë mendoj se Kastrati mund të jetë disi më i qëndrueshëm sepse ka kapur disa sektorë më të qëndrueshëm dhe do vazhdojnë.
Nëse hapet tregu këto kompani falimentojnë, por nuk është problemi falimentimi i tyre por ekonomia jonë. Këtu është sistemi i kapur, sistemi shtetëror në Shqipëri është antidemokratik, institucionet i ke formale, këtu është shehsit çdo gjë dhe ato vetë vegjetojnë.



