Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Klevis Balliu thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj po mban peng Bashkinë e Tiranës duke mos dhënë dorëheqjen, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të kryeministrit Rama. Balliu gjithashtu thotë se bandat e krimit, përveç drejtësisë, kontrollojnë dhe Policinë e Shtetit.



