Për ekspertin Bledi Hoxha shtyrja e moratoriumit të gjuetisë tregon paaftësinë e institucioneve për të menaxhuar gjuetinë në terren. I ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, Hoxha tha se duhet të hartohet një ligj që siguron një menaxhim të suksesshëm dhe të mos mbetet vetëm në letër, por që deri më tani s’ka asnjë nismë konkrete.
Shtyrja e moratoriumit, është hera e tretë, se moratoriumi i parë ishte i ndarë në dy faza, tani përballemi me një shtyrje të tretë deri në 2025. Ky vendim nga pikëpamja jonë është i padrejtë se nuk mund të ecet më tej duke shtyrë moratoriumin, shtyrja tregon paaftësi të institucioneve për të menaxhuar gjuetinë në terren. Duhet të hartohet një ligj që siguron një menaxhim më të suksesshëm të gjuetisë jo vetëm në letër por dhe në terren. Moratoriumi i gjuetisë gjatë këtyre vite, në terren faktet tregojnë ndryshe, gjuetia e paligjshme ka vijuar në masë më të madhe para se të vendoset moratoriumi.
Vendosja e moratoriumit, një nga qëllimet ishte që institucionet të rrisnin kapacitet e tyre gjatë kësaj periudhe duke hartuar ligje specifike dhe të kishim kapacitet monitoruese të mjaftueshme në terren, asgjë nuk ndodhi, po përballemi më të njëjtën situatë, shtyrja e moratorium është për faktin se institucionet justifikohen për rritjen e kapaciteteve e tyre. Kapacitetet dhe kuadri ligjor nuk u realizua brenda 7 viteve të para, dhe kërkojnë dhe 3 të tjera, nuk ka nismë konkrete për t’u përmirësuar.
Më tej, Hoxha tha se ka pasur disa konsultime me grupe interesi, por institucionet nuk i kanë marrë për bazë opinionet e ekspertëve duke shtuar se nga moratoriumi gjatë këtyre viteve janë dëmtuar gjuetarët e ndershëm ndërkohë që ka vijuar aktiviteti i paligjshëm.
Ka pasur disa konsultime. Brenda ministrisë u krijua Këshilli Kombëtar i Faunës dhe organizata jonë është pjesë e këtij këshilli, ka pasur takime, opinionet janë dhënë. Opinionet kanë qenë kundër pasi duhet të fillohet me përmirësimin e kuadrit ligjor. Fjala jonë nuk u dëgjua, dhe ajo e grupeve të interesit, ky është vendimi që mori qeveria.
Gjatë moratoriumit u dëmtuan gjuetarët e ndershëm ndërsa të paligjshmit vijuan aktivitetin e tyre. Prezenca e institucionet të papërfillshëm, gjyetarët e licensuar u dëmtuan ndërkohë që aktiviteti i paligjshëm ka vijuar edhe gjatë periudhës së moratoriumit. Duhet të shihen ku janë mangësitë dhe pikat e dobëta që menaxhimi i gjuetisë të jetë më standardet e duhura. Ligji synon përmirësimin e llojeve të faunës së egër.
Hoxha tha se një nga llojet më të rrezikuara në vendin tonë është rrëqebulli i Ballkanit dhe nënvizoi dhe një herë tjetër se gjuetia është bërë më tepër në aspektin ekonomik sesa sportiv.
Një nga llojet më rrezikuar, rrëqebulli i Ballkanit, janë jo më shumë se 10. Në 2020 patëm një rast që një rrëqebull u vra ne Elbasan. Rrëqebulli u vra dhe u ekspozua në një restorant. Gjuetia është bërë në aspektin ekonomik më shumë sesa sportive, duke i ekspozuar këto kafshë apo duke tregtuar mishin e egër në mënyrë të paligjshme.
Është bërë një studim për derrin egër, vetëm në Shqipëri nuk është objekt gjuetie. Në Shqipëri dendësia e derrit të egër është në nivele të ulte ose e papërfillshme. Studimi është bërë në 19 zona. Duke krahasuar rezultatet që morëm nga ky studim që u zhvillua në zonën e Munellës në vjeshtën e kaluar dendësia është e ulët me RMV, ku studimi aty u krye në një zonë gjuetie. Në rastin tonë zona nuk ka qenë në zonë gjuetie, derri mbrohet me ligj në Shqipëri.
Nuk ka pasur monitorim nga institucionet. Nuk janë kryer studime si ka ecur moratoriumi, patrullimet kanë qenë të limituara kryesisht në zonat e mbrojtura. Në zonat e thella ka munguar monitorimi. Në shumë zona, llojet janë të pranishme, por në nivel dendësie, moratoriumi nuk ka dhënë atë efekt që kërkohej dhe nuk kemi referenca për të bërë krahasime. Rezultatet e para janë ato për derrin.



