Vjedhje nën kërcënimin e armës, “Shtegtarët” kapin dy persona/ Emrat

Vjedhje nën kërcënimin e armës, “Shtegtarët” kapin dy persona/ Emrat

Një operacion i policisë së Kavajës i koduar “Shtegtarët”, ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për një sërë vjedhjesh në Kavajë, Tiranë, Krujë, Kukës e Pukë.

Të arrestuarit janë Besjan Deda, 33 vjeç, banues në Thumanë, Krujë dhe Sajmir Voka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të ndaluarit në një lokal në Golem, kanë vjedhur televizorë e sende të tjera, dhe pas disa ditësh, kanë shkuar përsëri në lokal dhe kanë kanosur me armë zjarri administratorin e lokalit, për të mos kallëzuar. Gjithashtu nën kërcënimin e armës, me qëllim që klientët të mos tregonin e të mos njoftonin policinë, u kanë marrë katër klientëve, aparatet celulare dhe janë larguar.

Dy të dyshuarit kanë vjedhur në një banesë në Kavajë, si dhe kanë tjetërsuar duke i çuar për pjesë këmbimi në Kukës, disa automjete të marra me qira.

Njëkohësisht, dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në disa qytete të vendit, ku vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë në disa qytete të vendit, për dokumentimin e tyre.

Gjatë operacionit, efektivët e komisariatit të policisë Kavajë në bashkëpunim me ata të Krujës, gjetën të fshehur në Thumanë të Krujës, armën e zjarrit kallashnikov, një sasi municioni luftarak si dhe një shumë parash 700 mijë lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve të vjedhura dhe makinave të marra me qira, duke i tjetërsuar në pjesë këmbimi.

Ndaj të ndaluarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy