
Sipas parashikimeve të meteorologëve përgjatë ditës së sotme deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, pjesërisht me re, por në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave.
Vija bregdetare edhe gjatë pjesës së dytë të ditës do mbetet nën ndikimin e intervaleve të gjatë me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes, por mbetet konstante në mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 19°C.



