“Ndihem i rrezikuar nga grupet e ’97-ës”, ish-gjyqtari Luan Hasnezëri nuk ia del në Apel

“Ndihem i rrezikuar nga grupet e ’97-ës”, ish-gjyqtari Luan Hasnezëri nuk ia del në Apel

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasnezëri. Vendimi i shkarkimit të tij nga detyra nga shkalla e parë e vetingut është dhënë në muajin qershor të vitit 2019, ndërsa sot KPA ka vendosur ta lërë në fuqi këtë vendim pa marrë parasysh pretendimin e ish-gjyqtarit Hasnezëri.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.61/2019, datë 10.12.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.07.2021”, thuhet në njoftimin e KPA-së.

Shkak për shkarkimin e tij janë bërë pasi pati gjetje në kriterin e pasurisë dhe të pastërtisë së figirës së gjyqtarit. Në vendimin e saj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që është shkalla e parë e vetingut tek gjyqtarët dhe prokurorët, thuhet se gjatë hetimeve për rivlerësimin e gjyqtarit janë gjetur problem, të cilat u kundërshtuan gjatë mbrojtjes së bërë nga vetë Luan Hasnezëri. Hetimet për një apartament si të vetmen pasuri të paluajtshme që gjyqtari posedonte, si dhe mosdeklarimi i refuzimit të vizës amerikane, sipas Komisionit nxorrën në pah problemet e tij. Por cila ishte mbrojtja që ish-gjyqtari bëri në sallën e vettingut, por pa mundur të bindë trupën gjykuese.

Nëse do të përdornim kriteret dhe standardet e sotme, Abraham Linkoln do të konsiderohej një president i korruptuar, pasi dha para për bindjen e kongresmenëve për heqjen e skllavërisë”, ka thënë Luan Hasneziri gjatë mbrojtjes së tij, duke argumentuar se ai është ngarkuar me standardet e ditëve të sotme, për rrethana që kanë ndodhur kohë më parë dhe në rrethana specifike. Gjyqtari i konsideroi hetimet dhe përfundimet e KPK-së si justifikime dhe pretekste për të sjellë shkarkimin e tij, sepse nga sistemi nuk kishte asnjë arsye dhe shkak ligjor për largimin e tij. Teksa e konsideroi veten një gjyqtar me njohuri të mira juridike, Hasneziri i tha KPK-së se ai ka gjykuar dhe dënuar grupe të rrezikshme dhe ndihej i frikësuar me jetë nëse “flakej në rrugë”.

Gjatë karrierës sime kam gjykuar një sërë procesesh dhe kam dhënë disa burgime të përjetshme. Kam dënuar grupe të 1997-ës, të cilët sot enden të lirë në rrugë. Ndihem i rrezikuar në jetë nga këta persona. Jam mbrojtur së bashku me kolegët e mi nga forcat RENEA me automatikë nga këta persona dhe nëse sot unë flakem në rrugë, ndihem i rrezikuar. Më vjen keq që do e mbyll fjalën time në këtë formë, por unë sot nuk gjej asnjë arsye për shkarkimin tim, vetëm justifikime”, përfundoi gjyqtari Luan Hasneziri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy