Meta: Duhet reformë zgjedhore afatgjatë, vota e emigrantëve u spostua. Hije dyshimi për paratë në fushata

Meta: Duhet reformë zgjedhore afatgjatë, vota e emigrantëve u spostua. Hije dyshimi për paratë në fushata

Drejtoresha e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, thotë se reforma zgjedhore është kthyer në shqetësim jo vetëm për politikën, por edhe qytetarët, ndonëse tashmë janë konstituar komisioni i reformës zgjedhore dhe ai i territoriales.

Duke folur për MCN Live, tha se politikisht është filluar të lëvizet, por shtoi se aktorët e shoqërisë civile kanë vënë re që reforma zgjedhore është peng i vullnetit të palëve politike.

Duhet të reflektohet në një dokument që të ndihmojë zgjedhjet e radhës. Sa herë që kemi procese zgjedhore flasim për reforma zgjedhore.

Kjo praktikë duhet të marrë fund, duhet bërë një reformë vizionare afatgjatë, që të zhvillojmë zgjedhje të lira demokratike.

Politikisht ata kanë arsyet e veta për tu mbledhur dhe diskutuar, por për hir të demokracisë së procesit, gjithë grupet e interesit duhet të jenë të ftuar, kemi dërguar shkresë që aktorët e shoqërisë civile ta ndjekin.

Sipas saj, piketat nuk janë të reja dhe se ca shtylla janë të përcaktuara nga diskutimet pararendëse.

Lidhur me premtimin për votën e emigrantëve, ajo tha se partitë janë bërë bashkë dhe kanë rënë dakord në parim se ky është një akt që duhet kryet dhe se institucioni që do e menaxhojë dhe realizojë është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Meta shtoi se ka pasur atakime dhe deklarata edhe aktualisht se KQZ e kishte në ligj dhe nuk e realizoi, por shprehet se nuk është kështu dhe se ishin partitë politike që nuk e deshën votën e emigrantëve.

Është deklaruar që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të krijohet hapësira ligjore që emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë të përmbushin detyrimin e tyre dhe të deklarojnë vendbanimin, duke shprehur vullnetin e tyre.

Emigrantët janë spostuar për zgjedhjet e 2025. Kemi thënë që komisionerët janë enzima e proceseve zgjedhore që janë atakuar si njerëz që deformojnë votën dhe duke qenë se vijnë nga parti politike dhe janë militantë.

Është hedhur ideja të zgjidhen ca njerëz dhe të trajnohen, ka mënyra dhe teknikalitete për të realizuar, partitë këtu ndahen.

PS e mbron tezën e dekriminalizimit, ndërsa PD thotë se ne i duam njerëzit dhe nuk mund ti largojmë 100%, ndonëse bllokojnë ndonjëherë procesin për hir të urdhrave politikë.

Është pikëpyetje që vullneti i palëve nuk ka rënë dakord se si do përdoren komisionerët dhe nëse do të ketë aplikim të teknologjisë. Për sistemin zgjedhor, vullneti i palëve duhet të dalë dhe të artikulojë se si do të ndryshohet sistemi.

Nëse do të jetë rajonal kombëtar dhe kush do të jenë rajonet që do të përfaqësojnë Shqipërinë, që të mos shkojë asnjë votë dëm.

Sa i takon financave të partive janë hije dyshime në Shqipëri, në fushata qarkullojnë shuma të mëdha parash. Janë ca para që shpëtojnë, nuk deklarohen asnjëherë. Partitë politike marrin goxha para nga institucionet ka nevojë që aty të jenë ca rekomandime konkrete dhe jo ti hidhet dorashka njeri tjetrin.

Sa i takon pjesës së referendumeve, Meta e cilëson si qark të mbyllur në të cilin nuk shprehen dot lirshëm për çështje të caktuara.

Sipas saj, qerthulli i partive politike është se nuk e duan këtë pjesë dhe partitë nuk e testojnë se si e duan qytetarët zgjedhjen e kandidatëve, ndaj shtoi se ligji për referendumet duhet të jetë funksional dhe se qytetarët nuk e përdorin dot dhe aq më tepër për Kodin Zgjedhor, ku ka nevojë për disa shpjegime.

Meta deklaroi se qytetarët duhen pyetur në çdo moment dhe duhet të jenë targeti i parë me të cilët duhet biseduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy