Pishinat verore tani hapen edhe zyrtarisht, ndonëse ato nuk e kanë ndalur aktivitetin për asnjë ditë gjatë sezonit turistik. Edhe pse TVT faktoi me pamje se si disa resorte turistike në kryeqytet vijonin të qëndronin hapur në kundërshtim me aktin normativ, ndaj tyre nuk u mor asnjë masë administrative.



