Rama: Plotësisht dakord me Kim, kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambasada! KLP të mos ndikohet (VIDEO)

Rama: Plotësisht dakord me Kim, kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambasada! KLP të mos ndikohet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim se drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit.

Me anë të një reagimi në Twitter, kreu i qeverisë thotë se anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve.

Sipas tij, ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.

Jam plotësisht dakord me ambasadoren amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!

Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy