Ndërprerja e fondeve, Gërdupi: Mbështetja e USAID jo thelbësore, vetëm suport material

Ndërprerja e fondeve, Gërdupi: Mbështetja e USAID jo thelbësore, vetëm suport material

Avokati Ili Gërdupi, për vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerjen e fondeve të USAID, sqaron se është pezullim për 90 ditë dhe se në vijim do të gjykohet rast pas rasti.

Nga studio e lajmeve të MCN TV ai deklaroi se akuza është se fondet janë përdorur për qëllime të tjera që shtynin përpara agjendën e Partisë Demokratike në SHBA dhe se USAID është përdorur për të çuar përpara agjenda që nuk përputhen me prioritetet e SHBA.

Ai ndau mendimin se ndihmat do të jepen por për ato sektorë që kanë të bëjnë me interesat dhe politikën e SHBA dhe ato që jepen në Shqipëri, përputhen me interesat amerikane.

Sipas tij, mbështetja e USAID nuk ka qenë thelbësore, por ka pasur vetëm suport material.

Faqja e USAID u bllokua menjëherë dhe u bë e paaksesueshme.

Ajo që kemi të njohur është mbështetja teknike dhe financiare për SPAK, mbështetje për programin në drejtësi, me ndihmës ligjorë të cilët shqyrtojnë dosjet e mbetura stok në Gjykatën e Lartë.

Ofronin asistencë për institucionet e vetingut, duke qenë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbaruar mandatin, nuk ka më të njëjtën rëndësi dhe peshë që ka pasur më parë.

Ndihmësit ligjorë në Gjykatën e Lartë kanë pasur një pozicion të posaçëm. Gjysma e këtyre duhet të kenë statusin e magjistratit apo gjysmë magjistratit. Puna e tyre ishte burokratike.

Ishte një suport për Gjykatën e Lartë por nuk është esenciale se nuk është punë e mirëfilltë ligjore juridike. Ishte një rol më shumë facilitues, jo thelbësor.

Financimi që jepej për SPAK u ndihmua me infrastrukturë dhe një sërë suportesh të tjera, por financimi nuk ka qenë asnjëherë për elementët jetikë të strukturës.

Nuk besoj se do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te SPAK, se stafi, logjistika ka qenë i pajisur, suporti shtesë ka qenë për veprimtari të tjera.

Qeveria është financuesi kryesor i SPAK, jo fondet e jashtme. Ndërprerja është vetëm për suportin material.

Mbështetja e SHBA dhe Europës ka qenë e plotë, e përbashkët.

Nëse do kishte një mungesë të mbështetjes financiare, me qëndrimin e tij Bashkimi Europian ka dashur të japë mesazhin se suporti ndërkombëtar nuk ka përfunduar për SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy