
Delta duket se po bën “kërdinë” kudo nëpër botë, duke detyruar shumë shtete të rikthejnë masat shtrënguese.
Rritja e infektimeve nga koronavirusi, për shkak të përhapjes masive të variantit Delta, ka bërë që edhe Mali i Zi të shtrëngojë masat.
Organet shëndetësore kanë njoftuar ditën e sotme ashpërsimin e masave për shtetasit shqiptarë dhe të gjithë ata që futen në Malin e Zi. Kështu, për të hyrë në vendin fqinj duhet certifikata e vaksinimit ose testi PCR.
Këto masa hyjnë në fuqi ditën e sotme dhe do të zbatohen deri më 10 shtator. Ndërkohë, të njëjtat kushte do duhet të plotësohen edhe për vendasit, në dasma, ditëlindje apo festa të tjera.
Për të hyrë në Mal të Zi mundesh sipas katër kritereve të përcaktuara
1.çertifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë.
2. Test PCR jo më shumë se 72 orë.
3. Vërtetim që ke kaluar COVID 19 jo me pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID 19
4.Test antigen negativ jo më shume se 48 orë.



