Shqipëria merr 40 mijë doza vaksina AstraZeneca/ Soreca: BE është këtu për t’ju mbështetur

Shqipëria merr 40 mijë doza vaksina AstraZeneca/ Soreca: BE është këtu për t’ju mbështetur

Shqipëria siguroi një ditë më parë 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit "COVAX".

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan se BE ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro dhe se kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga 'COVAX' për të luftuar COVID-19. Soreca shprehet se BE mbështetet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi së bashku.

"Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave  përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE  është krenar që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!" shkruan Soreca në Twitter.

Shqipëria mori dje sasinë e radhës të dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit COVAX.  Në Aeroportin e Rinasit mbërritën 40,800 doza AstraZeneca, teksa në ditët në vijim pritet një tjetër sasi prej 250,000 vaksinash. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy