Ushtria dhe policia të premten kanë dalë përpara bankave, farmacive dhe supermarketeve për të garantuar mbajtjen e distancave në radhë nga qytetarët, e cila është përcaktuar 2 metra larg.
Siç duket, shqetësimi për mosrespektimin e radhës nga shqiptarët, ka detyruar policinë dhe forcat ushtarake të dalin në terren, për të mos lejuar grumbullime në blerjen e ushqimeve , ilaçeve apo tërheqjen e parave në banka.
"Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 06 : 00 - 10 . 00 dhe 16 . 00 - 18 . 00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin e padiskutueshëm të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira . Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t'ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: disiplinimin”, shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka .
Edhe kryeministri Edi Rama pati paralajmëruar se ushtria do të dilte në rrugë pranë bankave dhe supermarketeve për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve, pasi përbën një rrezik për përhapjen e pandemive". Ju përgjërohem të gjithëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte”, shkruan Rama në Facebook, i cili jep edhe shembuj nga bota se si e respekton radhën, edhe pse në shtetet europiane, qytetarët kanë një kulturë të tillë, nuk kanë nevojë që mbikëqyren nga ushtria apo policia.



