Në një mënyrë pa dyshim të veçantë, një artist i tokës italiane ka përkujtuar piktorin e madh spanjoll, Pablo Picasso, i cili vdiq në Francë në prill të vitit 1973.
Dario Gambarin, me një traktor në një fushë të Veronas në Itali, arriti të krijojë portretin e piktorit.
Autoportretin e famshëm, Picasso e bëri në vitin 1907. Gabbarin pretendon se tashmë ai ka krijuar portretin më të madh të artistit spanjoll në të gjithë botën.
Kjo nuk është hera e parë që artisti italiane “pikturon” në një fushë.
Në nëntor të vitit 2013, në 50-vjetorin e vdekjes së John F. Kennedy, ai krijoi një portret të Presidentit të vrarë të SHBA.
Në të njëjtin vit, me një parmendë dhe një vegël me hark, ai krijoi imazhin e Papa Françeskut në një fushë prej rreth 25 mijë metrash.
Në vitin 2016, përpara zgjedhjeve amerikane, sërish me traktorin e tij, Gambarin e ktheu fushën në pikturë duke bërë imazhet e Donald Trump dhe Hillary Clinton.



