LSI i hap derën Paskal Milos: Kemi një marrëveshje që bazohet në vlera

LSI i hap derën Paskal Milos: Kemi një marrëveshje që bazohet në vlera

Pavarësisht se në zgjedhjet e 25 qershorit, të gjitha partitë garojnë  pa koalicionit, LSI dje Demokracia Sociale e Paskal Milos kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi. Milo dhe kreu i ri i LSI-së, Petrit Vasili, dolën para mediave për të sqaruar detajet e marrëveshjes. Milo u shpreh marrëveshja me LSI-në është marrëveshje vlerash, ndërsa nuk i kurseu kritikat ndaj PS-së, që sipas tij ka dëshmuar një sjellje tjetër.

“Të tjerët nuk respektojnë partië. Kjo marrëveshje shënon një sjellje tjetër politike, mbështetet në vlra dhe na paraqet ne si dy parti te të cilat duhet të kihet besim. Ne nuk punojmë kundër të tjerëve, por bashkëpunojmë për zgjedhje të ndershme. LSI është parti a hapur, e kërkon bashkëpunimin, vlerëson aleatët dhe nuk i hedh në kosh. Në një kohë kur gjatë ditëve të fundit kanë dëshmuar një sjellje tjetër. Është marrëveshje vlerash, jo marrëveshje kundër të tretëve. Ne e shohim si një garanci në kuptimin që Demokracia Sociale nuk është pa aleat. Kjo marrëveshje është projektuar minimalisht një muaj përpara”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy