Përfaqësuesja e Gjendjes Civile Doloreza Rrapollari zbulon disa nga emrat e papërshtatshëm për tu vendosur tek fëmijët dhe ndan historinë se si emri i saj ndryshoi përgjatë viteve.
Nga studio e “Zgjohu me MCN” ajo veçoi emrat që e kanë shokuar përgjatë punës së saj nga Varreze, te Govate.
Mua nuk më donte asnjë se donin djalë dhe ma vendosën ermrin Doloroza (e dhimbshme) me vitet ma kthyen Dolorez, por do të doja mos të ma kishin ndryshuar, pasi doja të mbaja gjatë zgjedhjen e nënës.
Ne kemi hartuar një listë me emra të papërshtashëm, që nuk janë të ndaluar me ligj, por nëse pas vitesh sheh se ke një emër të papërshtatshëm, ne kemi të drejtë ta ndryshojmë.
Përballemi me emra Varreze, Govate, Shoshe. Emri Varreze dhe Xhenaze janë të frikshëm. Ne shqiptarët nuk kemi trend emrash, ose trendi ndryshon shumë shpejt.
Unë nuk jam dakord me emrat e ngjallur, se gjyshi mund ta ketë pasur emrin Hajdar. Ka pasur emër që ia kane vendosur emrin Rrem dhe me vitet e kanë ndryshuar në Rremjan.
Ka prindër që kanë ndryshuar emrin në gjendjen civile pas sugjerimeve tona. Emri më i përhapur për femrat në 5 vitet e fundit është Sara, mund të jenë mbi 9 mijë vajza me emrin Sara, ndërsa nga meshkujt është Noel.
Trendi është emrat e shkurtër. Mund të vendosen dhe emra me apostrof dhe emra me një pikë. Ka dhe emra Sovjet, Stalin, Lenin apo Solidaritet.



