Trajneri personal Remil Peqini flet për rinisjen e palestrës pas pushimeve të dhjetorit, për të larguar kilogramët e marrë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai zbuloi se klientët e tij nuk kishin shtuar shumë në peshë gjatë festave, duke e mbajtur veten nën kontroll.
Sipas tij, njerëzit duhet të kuptojnë se nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti i tyre dhe nuk do të thotë vetëm palestër, por edhe ecje.
E mira është të konsumosh me masë, të konsumosh gjërat që të pëlqejnë, por me sasi. Personat që merren me palestër nga që kanë masë muskulore, dinë ta menaxhojnë më shumë pjesën e peshës. Një njeri që nuk ka një aktivitet që nuk di ku do i harxhojë ato kalori do shtojë peshë. Kur ke masë muskulore, ti do djegësh më shumë.
Mund të konsumosh çdo ushqim që ti ke qejf, por nuk shton ndonjë masë të madhe. Në pak ditë që konsumon, shtohen më shumë ujëra dhe pak dhjam. Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti i tyre dhe nuk do të thotë vetëm palestër, por edhe ecje. Ka njerëz që kur fillojnë për herë të parë palestrën e kanë shumë të vështirë, pasi mendojnë se të gjithë i kanë sytë tek ata.
Është kompleksi i fillestarëve, por është gjë shumë e bukur kur palestra bëhet mes dy të njohurve, miq, shokë, partnerë, pasi motivohen. Produktive seanca është nga 45 deri në 1 orë stërvitje, që të jetë kualitative. Në fillim duhen ushtrime për stretching dhe pesha shumë të vogla, për mos tu dëmtuar.



