“Plumbi i artë”/ Karamuço: Dekonspirim, dështim i operacionit në terren! Rrezik për ngjarje të rënda kriminale (VIDEO)

“Plumbi i artë”/ Karamuço: Dekonspirim, dështim i operacionit në terren! Rrezik për ngjarje të rënda kriminale (VIDEO)

Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço komenton aksionin e SPAK “Plumbi i artë” i zhvilluar gjatë së enjtes, ku u bashkuan 18 dosje dhe konkludoi me 18 të arrestuar dhe 14 persona të shpallur në kërkim, ku flet për dy anë të medaljes.

Ai tha për MCN Live, se është i kënaqur që prokuroria ka indicie shumë të fortë të përkthyer nga dy bashkëpunëtorë të drejtësisë që po flasin.

Policia në zbatimin e urdhrave për arrestet ka dështuar për shkak të një dekonspirimi dhe një fenomeni që nuk kishte ndodhur, që është zbuluar nga bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Doja të shihja një apo dy zyrtarë të arrestuar për dekonspirimin e operacioneve. Nuk e di se kush e ka nxjerrë para tre javëve që Nuredin Dumani ka folur, është një dëmtimi më i madh. Dëmtimi vazhdon ende.

E kam me organet ligjzbatuese dikush nëpërmjet përhapjes së këtyre informacioneve ka ndihmuare këta persona të largohen. Aktualisht që ne flasim policia është në alarm shumë të madh.

Vijon operacioni, janë të përfshirë dhe partnerët ndërkombëtarë. Janë vënë në dispozicion gjithë teknologjitë. Skenari i mundshëm i cili është analizuar, është se disa prej tyre nëse largohen mund të krijojnë ngjarje të rënda kriminale për të vrarë kriminelë.

Është një situatë që po e menaxhojmë se mund të ketë pasoja kriminale për vendin larje hesapesh duke vrarë dëshmitarë apo persona të tjerë që mund të konfirmojnë se çfarë kanë thënë dëshmitarët e drejtësisë.

Ky deklarim i dëshmitarit duhet të provohet dhe me fakte në terren dhe dëshmi të tjera, në të kundërt dëshmia mbetet dyshim. Policia ka plan B që po ruan vende që persona të caktuar që të mos arrestohen.

Disa janë jashtë vendit, disa janë në Shqipëri.

Sipas tij, ultimatumi i policisë ka qenë një formë për të deklaruar vendosmëri se mund të aktivizohen fuqishëm për kryerjen e veprave të tjera kriminale.

Në këtë drejtim Karamuço kërkoi që të priten burimet e krimit të organizuar, duke thënë se burimi kryesor është trafiku i drogës.

Kishin indicie se kush mund ti kishte bërë sepse njohim rivalitete. Dëshmitari është kontraktuar nga një grup dhe nëpërmjet këtij grupi ka marrë vesh ngjarje të tjera ku nuk ka qenë vetë ekzekutuar e ka drejtuar SPAK se çfarë mund të shikojë, ndaj janë bashkuar dosjet.

Karamuço shtoi se partnerët janë për të fuqizuar aspektin profesional të policisë dhe kjo ka ndikuar pozitivisht sidomos te policia, por edhe te Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK.

Ai tha se është kërkuar ndihmë për operacionin dhe se aktualisht po vijon nga toka ajri dhe deti, si dhe po kontrollohen akse rrugore dhe lagje.

Dje tek Liqeni i Thatë u kontrollua hoteli i njërit që po kërkohet të arrestohet pati përqendrim të forcave të policisë. Qëndruan, pritën letrat për kontroll, ndërkohë që ai nuk ishte ai ishte larguar.

Disa prej informacioneve kanë rrjedhur. Pardje shumica e gazetarëve e dinin se do kryhej operacioni. SPAK dhe BKH nuk e menaxhuan siç duhet ruajtjen e sekretit hetimor. Dështim i gjithë operacionit në terren.

Për herë të parë kemi një plumb të artë, ishte ai në kurrizin e Dumanit. Ai plumb i artë u bë një bingo për drejtësinë tonë që të hapeshin këto dosje që deri dje ishin të fjetura.

Karamuço foli edhe për konfederatat e krimit në Shqipëri, duke sqaruar se është organizim i disa grupeve në formën e klaneve dhe se nga ajo që u pa nga dëshmitë e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, tregohen detaje të shumë grupeve të lidhura ose në përplasje, që nxjerrin një hartë shumë të madhe se kush bashkëpunon me kë dhe kush ka përplasje me kë.

Tashmë po faktohet se kemi klane që i sheh nga veriu në jug, edhe rivalitet. Ka pasur 2-3 trajtime të SPAK me drejtorinë e antimafias në Itali rreth një vit e gjysmë më parë.

Aty është marrë kjo eksperiencë dhe duke ndarë dhe informacion me SPAK e kanë këshilluar palën shqiptare që t’iu krijojnë mundësi këtyre personave që të flasin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy