Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një komunikim për mediat ditën e sotme, për paketën fiskale, shprehu shqetësime të thella, përballë krizës ekonomike që po kalon vendi.
Ai deklaroi se Partia e Lirisë angazhohet të denoncojë me forcë në parlament e kudo atë që e quajti “tentativë fashiste” që kërcënon më tej përkeqësimin e klimës së biznesit nëpërmjet dhunës dhe represionit.
Mjafton kërcënimin fashist për 10-fishimin e gjobave nga Rama për të kuptuar dhe një herë tjetër se është koha për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj bande në qeverisjen e vendit që po varfëron qytetarët e kujton se mund të zgjasë ditët e saj përmes shantazhit ndaj biznesit e sipërmarrjes së ndershme duke 10-fishuar kostot e projekteve që ua jep oligarkëve e klientëve të vet.
Në vijim, Meta shtoi se ka vlerësuar gjithmonë primaret dhe i respekton dhe nësde Partia e Lirisë ka një kandidat diku, do të bëhet pjesë e primareve.
Ju ngatërroni dy gjëra që në të gjithë koherencën time janë të kristalta. Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret dhe kam theksuar se jemi në kushtet e një regjim mafioz siç është ky aktuali ku dhe vulën e Partisë Demokratike e mban vetë Edi Rama.
Dhe e përdor kundër opozitarizmit dhe pluralizmit politik. Shqiptarët nuk presin primaret nga Berisha dhe nga Meta presin fitoren.
Kam thënë se e mban Sali Berisha përgjegjësinë, se presin fitoren mbi këtë juntë. Është ai që e ka ideuar këtë proces, që unë e kam duartrokitur dhe duartrokas.
Ky është një proces i vonuar duhet ti kishte marrë masat më parë për këtë proces. Kjo çështje duhet zgjidhur sa më parë se kemi të bëjmë me një shtet fashist, patronazhist dhe të dhunshëm.
Nuk do të ketë kundër apo kandidat që do të konkurrojnë të veçantë nga Partia e Lirisë. Çdo kandidat që kandidon në primare dhe që përpiqet të dëmtojë kolegun e tij, të përjashtohet nga gara.
Sepse këtu shpaloset vizioni për garën. Marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar është një marrëveshje që i intereson të gjithë shqiptarëve. Primare dhe referendum.
Meta iu kujtoi gazetarëve se i mban premtimet.
Dhe ju kam thënë që ligjet që bën djali Kristaqit, ligjet që bën nipi Spiro Kolekës unë me tolerancën më të madhe do t’ia fus atje ku i shikon më shumë atij.
Të gjithë ata që mendojnë që do të ekzekutojnë pluralizmin do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës.



