Trump prish traditën, nuk ka fjalim lamtumire live në TV

Trump prish traditën, nuk ka fjalim lamtumire live në TV

Donald Trump do t'u drejtohet amerikanëve në fjalën e tij të lamtumirës si president me anë të një videoje. Kjo e fundit është regjistruar mbrëmjen e djeshme dhe pritet të publikohet nga Shtëpia e Bardhë në orët në vijim.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. Në video, presidenti i Shteteve të Bashkuara pritet të bëjë një vlerësim të katër viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë duke theksuar objektivat e arritura dhe premtimet e mbajtura, nga muri te ulja e taksave deri te aksioni për paqen në Lindjen e Mesme. Nesër në mëngjes Trump duhet të bëjë më në fund një fjalim të shkurtër në bazën e Andrews përpara se të hipë për herë të fundit në Air Force One, që shkon për në Florida.

Nuk do të ketë asnjë fjalim lamtumire live në TV, siç ka ndodhur gjithmonë me paraardhësit në epokën e televizionit. I pari ishte Harry Truman në 1953. Dhe madje Richard Nixon, i vetmi president që u dorëhoq në historinë amerikane për shkak të skandalit Watergate, i njoftoi amerikanët nëpëmjet një fjalimi live.

Bill Clinton, Ronald Reagan dhe Jimmy Carter zgjodhën Zyrën Ovale për përshëndetjen e tyre të drejtpërdrejtë, ndërsa George W. Bush e bëri atë nga West Point Academy dhe Barack Obama nga Qendra McCormick Place në Chicago.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy