Arrestimi i gjyqtares së Krujës, Anduena Llabani: Risi në drejtësinë shqiptare, priten arrestime të tjera (VIDEO)

Arrestimi i gjyqtares së Krujës, Anduena Llabani: Risi në drejtësinë shqiptare, priten arrestime të tjera (VIDEO)

Prokuroria e posaçme SPAK ka lëshuar urdhër-arrestin për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha e cila është vënë në pranga ditën e sotme gjatë një seance gjyqësore për lirimin e një të dënuari.

Hoxha do të lironte nga burgu Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit disa vite më parë.

Për të diskutuar lidhur me detaje të këtij procesi foli sot në edicionin e lajmeve të MCN Tv gazetarja Anduena Llabani.

Sipas gazetares arretimi i gjyqtares së Krujës është risi në drejtësinë shqiptare pasi nuk kishte ndodhur më parë që një gjyqtar të arrestohej gjatë një séance gjyqësore. Sipas saj pas arrestimit të gjyqtares priten edhe arrestime të tjera.

Të arrestuarit e tjerë janë në gjykatën e Krujës janë edhe Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Sajmir Petani, Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi. Këta të fundit akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Intervista e plotë e Llabanit:

Kur kanë nisur hetimet e SPAK për gjyqtaren Hoxha dhe indiciet që çuan në ndjekjen e gjithë akivitetit të saj nga SPAK?

Llabani: Ky është një bashkëpunim mes Prokurorisë së përgjithshme dhe SPAK, në këtë grup ishin të përfshirë rreth 10 persona.

Çfarë ndodh tani me gjyqtaren?  Si procedohet?

Llabani: Gjyqtarja është arrestuar në Krujë dhe është shoqëruar në komisariat dhe është vënë në dijeni ndaj provave. Më pas ajo është shoqëruar drejt qelive të izolimit në policinë e Tiranës. Do të qëndrojë aty 48 orë deri në vendimin e gjykatës nëse ky arrest është i drejtë apo jo. Kjo histori është e paprecedentë sepse nuk ka pasur histori të tilla në historinë e Gjykatën Shqiptare.

Nga burimet e tua a priten arrestime të tjera në kuadër të kësaj dosje?

Llabani: Do të ketë arrestime të tjera sepse SPAK thotë që hetimet vazhdojnë dhe kjo do të thotë që ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Janë përgjimet ato që do të çojnë prokurorët në arrestime të tjera. Operacioni i policisë ka qenë i papritur dhe kjo është një risi për ne dhe emri i Enkeleida Hoxhës ishte përfolur shumë për lirimin me dënime të ashpra duke konvertuar dënimet e tyre.

Vitet e fundit ka patur disa raste të arrestimeve të gjyqtarëve nën akuzën e korrupsionit, por rasti i Enkelejda Hoxhës ka marrë më shumë vemendje.

Pse ndodh kjo sipas teje?

Llabani: Këshilli i lartë i drejtësisë, inspektoriati i lartë i drejtësisë i ka liruar këto personazhe të botës së krimit. Vetëm pak muaj më parë inspektoriati i lartë i drejtësisë kishte kërkuar shkarkimin e saj. Këto janë prova që i kanë shkuar gjykatës dhe më 6 shkurt pritej vendimi për shkakrkimin e saj, por për shkak të shtyrjes së seancave nuk u bë. Enkeleida mori famë sepse punonte me avokatë sekserë, hetimet thonë se ka punuar me avokate që i ndërmjetësonin të dënuarve gjyqtaren. Në banesën e saj janë gjetur shuma parash, por këto janë hetime të prokurorisë, e cila do ti shqyrtojë më gjatë provat për arrestimin  gjyqtares.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy