
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena, kanë vizituar një memorial për ushtarët e vrarë në Ukrainë.
Dyshja vendosën lule të verdha dhe blu në Murin e Kujtesës së Mbrojtësve të rënë të Ukrainës në Kiev, për të shënuar Ditën vjetore të Pavarësisë së vendit.
Në një fjalim video më herët sot, Zelensky u zotua të "çlirojë" të gjitha territoret e Ukrainës të pushtuara nga Rusia pa "asnjë lëshim apo kompromis".
“Nuk na intereson çfarë ushtrie keni, neve na intereson vetëm toka jonë. Ne do të luftojmë për të deri në fund”, tha ai.



