Pas humbjes së Klintonit, demokratët nxjerrin “asin nën mëngë”

Pas humbjes së Klintonit, demokratët nxjerrin “asin nën mëngë”

Për të dalë nga humbja e zgjedhjeve presidenciale, demokratët duket se po përgatisin një sfidë të re, atë të zgjedhjes në krye të partisë të një myslimani. Pas presidentit të parë me ngjyrë që i dhanë SHBA-së për dy mandate, demokratët duket se do t’u ofrojnë kundërshtarëve republikanë një rival të ri, i cili ka karaktersitikat që ata kanë kritikuar më shumë gjatë fushatës.

Është fjala për afroamerikanin Keith Ellison, 53 vjeç, nga Minnesota, i divorcuar dhe me 4 fëmijë, në mandatin e pestë në Kongres, ku është bërë i pari deputet me besim mysliman.

Një fytyrë e re, orator i zoti dhe i provuar në debatet televizive e ato parlamentare, simbol i multikulturalizmit dhe multietnicitetit.

Me shumë gjasa, ai do të bëjë publike brenda pak ditësh kandidaturën e tij, por dihet që tashmë e ka mbështetjen e liderit të ardhshëm të maxhorancës demokrate në Senat, Chuck Schumer, si dhe mbështetjen e senatorëve Bernie Sanders dhe Elisabeth Warren, dy ikonat e liberalëve brenda partisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy