Bashkim Fino apelon në CAS rizgjedhjen e Armando Dukës në krye të FSHF-së

Bashkim Fino apelon në CAS rizgjedhjen e Armando Dukës në krye të FSHF-së

Pas humbjes në zgjedhjet e datës 7 shkurt për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, paralajmëroi pas procesit zgjedhor se do të ankimonte vendimet e Asamblesë Zgjedhore.

Fino ka vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje duke e apeluar në Gjykatën e Lartë të arbitrazhit në Nyon të Zvicrës, CAS, zgjedhjen e Armando Dukës në krye të FSHF-së.

Bashkim Fino kërkon pavlefshmëri të procesit zgjedhor të datës 7 shkurt ku ai kontestoi ashpër votimin e shoqatave që rezultonin fantazmë pasi nuk figuronin të regjistruara në Gjykatë.

Gjithashtu, në ato zgjedhje kishte kontestime dhe nga ana e kandidatëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët kanë hasur në parregullësi gjatë votimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy