Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi një skemë korrupsioni në spitalin onkologjik në kryeqytet, ku pacientët tranferoheshin në klinika private për ti zvatur shuma të mëdha parash.

Pjesë e skemës ishin mjekë, punonjës të admnistratës së spitalit dhe farmacistë duke bërë që skema të funksionoj e shtrirë gjatë në kohë. Pacientëve i thuhej se në spitalin shtetëror kishtë shumë rradhë dhe ishte e pamundur që ata të merrnin trajtim në kohën e duhur dhe për këtë arsye duhet të shkonin në klinikat private të vetë mjekëve.

Hetimi ka nisur në vitin 2022, SPAK ka deleguar dosjen tek akuza e kryeqytetit pasi nuk ka mundur të gjejë të dhëna për korrupsion apo se në këtë skemë janë të përfshirë zyrtarë të lartë. Por publikimi i dosjes dukshëm ka nxjerrë të dhëna se ajo është një afere korruptive.

Në krye të saj është mjeku Edmond Gashi, i cili përdor spitalin onkologjik për të dërguar pacintë në klinikën e tij “Megis”, e cila ushtron aktivitetin në zonën e Astirit, në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe koordinatori orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT, thuhet në njoftimin e prokurorisë. 7 masa sigurie u vendosën nga gjykata asnjëra arrest me burg.

Ndaj mjekut Edmond Gashi u caktua masa e “arrestit shtëpiak”, ndërsa masa e detyrimit për t'u paraqitur në prokurori u caktua ndaj koordinatorit Emiljano Lela dhe mjekes tjetër të onkologjikut Alketa Ymeri në lidhje me transferimin e pacientëve.

Për të kuptuar si funksionon skema prokuroria ka sjellë rastin e pacientes Bedrie Xhepmetaj nga Burreli , e cila dyshohej se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo është sjellë në Tiranë nga spitali i Burrelit dhe kanë qënë duke pritur radhën tek spitali i onkologjikut. Këtu fillon roli i Emiljano Lelës sipas prokurorisë duke pikasur pacientët potencial të cilët dërgoheshin në klinkën private të doktor Edmond Gashit. Lela i është afruar familjarave të pacientes duke i thënë se do ndihmote për të shkuar tek mjeku, duke shmangur radhën.

Janë dërguar tek mjeku Edmond Gashi kur në fakt ditën e vizitave e kishte një mjek tjetër. Mustafa Xhepmetaj, djali i pacientës thotë në dëshmi se ai ka parë vetëm letrat që kishin sjellë nga Burreli dhe një kontroll sipërfaqësor ia ka bërë gjendjen alarmante duke i thënë se ajo duhet të operohej pasi gjendja ishte shumë e rendë. Këtu fillon e vihet në zbatim skema për ta dërguar këtë pacientë në klinkën private.

“Po në atë moment i ka thënë që vizitat do ti bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij “Megis” pasi në spital kishte vonesa, kishte radhë dhe puna nuk priste gjasme.”- Dosja e Prokurorisë

Pas analizave të kryera në klinikën private pasi një muaji Mustafa Xhepmetaj është marrë në telefon nga Emiljano Lela i cili i sqaron se kishin dalë përgjigjet e analizave dhe se duhej bërë operacioni.

“Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 euro por meqë i rekomadoi Emiljano do të ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore”- Dosja e Prokurorisë

Pasi kryhet operacioni doktori i ka thënë se çdo gjë ka shkuar mirë ,se tumori nuk ishte i keq dhe nuk kishte nevojë për gjë tjetër përvec një medikamenti. Por nuk mbaron këtu ata e kanë dërguar tek një mjek tjetër po brenda klinikës i cili ka thënë se duhet të bënin kimio, por kjo është refuzuar nga familjarët.

“Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimion kur nën është mirë dhe doktori ka thënë përgjigja është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur pasi nuk i pelqu fakti që thanë jo për kimio dhe është larguar.”- Dosja e Prokurorisë

Gjatë hetimit prokuroria ka kërkuar kartelen e kësaj pacienteje pranë QSUT-së dhe u vu re që ajo mungonte dhe i është vënë në dispozicion një ditë më vonë nga mjekja Silvana Çeliku, e cila ka sqaruar procedurën.

“Kartelen e ka kërkuar vetë personalisht dhe e ka gjendur në zyrën e doktor Edmond Gashi. Ai thjesht e kishte mbajtur aty pas hapjes së kartelës fillestare.”- Dosja e Prokurorisë

Mjekja është pyetur si hapet një kartele dhe arsyen pse Bedrije Xhepmetaj ka kaluar nga mjeku rekomadues Ilirjan Naqellari tek Edmond Gashi, duke shkelur procedurë.

“Fillimisht shkohet tek mjeku i familjes dhe në qendrat ku ka onkolog, aty këta pacientë i pajisin me rekomadimin përkatës duke përcaktuar ditën dhe orën se kur duhet të shkohet në spitalin onkologjik. Ndonjëherë pacientët nuk marrin datë dhe paguajnë një shumë prej 3000 lekësh me qëllim që mos të kthehen pas dhe futen në rradhë për të bërë vizitën me mjekun që ka ditën. Ndodh që kur mjeku ka ditën e vizitës dhe ka shumë rradhë ndodh që me lejen e tyre si staf drejtues të angazhojmë dhe një mjek tjetër për të asistuar në ditën e vizitave. Në rastin konkret që përmendet për pacientën nuk i është kërkuar asnjë kalim rasti nga një mjek tek tjetri sepse pacientja është regjsitrura dhe ka hyrën në sistem.”- Dosja e Prokurorisë

Gjithashtu është sekeustruar edhe kartela e pacientes Xhepmetaj tek klinika private “Megis”, ku prokuroria ka vënë re se ajo është firmosur nga mjekja tjetër e onkologjikut Alketa Pere e cila mohoi akuzat ditën kur ndaj saj u rikonfirmua masa e sigurisë.

Ajo ka dhënë një dëshmi në prokurori ku ka sqaruar këtë episod me faktin se ka ndihmuar një specializanten e saj.

“Dy muajt e fundit ka shkuar 2-3 herë tek klinika e doktor Mondit për arsye se onkologia e cila ka qënë e punësuar aty dhe njëherazi specializante e saj i është lutur ta ndihmojë në lidhje me dokumetacionin për ti dërguar pacientët për ti trajtuar në shërbimin onkologjik pasi ata nuk bëjnë kimiotereapi pranë kësaj klinike”- Dosja e Prokurorisë.

Me përgjegjësi mjeken Pere e bën dhe një përgjim zhvilluar mes kryeinfermierit të onkologjikut dhe një familjari të një pacienti, ku ky i fundit thotë se ia kishte dhënë kafen mjekes dhe ajo po e sillte verdallë. Për këtë mjekja ka sqaruar se në këtë rast ajo është përmendur për një epikrizë për një person që duhet të dilte nga burgu dhe në shenjë mirënjohje i është dhuruar një lule, të cilën nuk e ka sepse është alergjike.

Hetuesit kanë zbardhu skemën dhe rolin që kanë pasur Emiljano Lela në funksionimin e skemës. Ai merr pacientë pa radhë dhe I dërgon tek mjek tejtër nga ai që kanë rekomandimin dhe konkretisht Edmond Gashi. Pas kësaj ai merr pëqindjen që i takon nga klinika e “Megis”. Edmodn Gashi pasi pacientët sillen tek ai i dërgon drejt klinikës private duke e justifikuar këtë me rradhën e madhe në shtet dhe se pacienti ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë. Gjithashtu nuk ka kujdesin e duhur për pacientët edhe kur informohet nga infermierët se ata kanë temperaturë duke i thënë vari lështë. Ai mashtron pacientët pasi në klinkën e tij nuk bëhet kimio pasi për këtë shërbim duhet të kthehen në shtet. Alketa Ymeri sipas prokurorisë ka firmosu kartelën e Bedrijë Xhepmetajt pa qënë mjeke e regjistruar në klinikën “megis” dhe për këtë ajo shprehet se ka marr 1 mijë lekë nga Edmond Gashi. Në masë sigurie është edhe Halil Gashi admnistrator i klinikës “Megis”, i cili nuk lëshon fatura tatimore dhe lejeon të punojnë mjekë të paregjistruar në biznesin e tij.

Në arrest shtëpi është edhe farmacisti Florian Marku, në biznesin e të cilit janë gjëtur medikamente të cilat janë futur kontrabantë nga jahstë vendit ose dyshohet se kanë dalë nga spitali thotë prokuroria në dosje.

Skema është e qartë pacientët pikasen përpara se të hyjnë në spital për të kryer vizitat dhe me atë manovrave të ndryshme nga admnistrata e spitalit dhe mjekët më pas ata i orirntojnë të sëmurët drejt klinikave të tyre. Secili merr pjesën e tij duke filluar nga Emiljano Lela dhe mjekët.

Në dosjen e prokurorisë është një bisedë mjaft interesante që tregon shumë se çfarë ndodh brenda spitali onkologjik. Biseda është e datëns 30 nëntor 2023 mes dy personave Silvanës dhe Fluturës ku fillimisht flitet për një person që është i sëmurë dhe ka nevojë urgjente për operim. Silvana i thote se mjekun që është lidhur nuk e ndihmon dot.

“E vetmja ndihmë që mund të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjnë pa rradhë. Tek onko me këdo doktor tejtër e fusja unë pa rradhë që nësër, por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lart,spyet për të tjerë.”- Dosja e Prokurorisë.

Bashkëbiseduesja i thotë se ka shumë rradhë dhe sipas kësaj bisedë mbipopullimi është një skemë që është e ngritur nga mjekët me qëllimin e vetëm për të përfituar nga të sëmurët. Por ajo që nuk kuptohet nga ky përgjim është se përsë drejteusit e spitalit kur janë në dijeni të kësaj nuk marrin masa por vetëm e konstatojnë në biseda me njëri-tjetrin.

“Ska rradhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për ti sorollatur që ti dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.”- Dosja e Prokurorisë

Pikëpyetje të mëdah ngrihen mbi hetimin dhe mënyrën si është zhvilluar ai. Deri në këtë fazë edhe pse flitet për përfitime mijëra euro dhe nuk kemi një hetim pasuru për personat e përfshirë në këtë skandal. Prokurori deri në këtë fazë është mjaftuar duke ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës por dukshëm kjo është një skemat më fitimprurëse të hetuara ndonjëhere për sistemin e shëndetësisë.

Gjatë hetimin janë përfituar edhe biseda në aplikacionin ëhatsup ku vlera e pacientit ka vlerën e pushime në tajlandë apo Maldive. Në një bisedë thuhej se duhet të shihin për pushime në Tajlandë pasi nuk shkon shumë 1500 euro dhe 5 operacione kapën brenda javës. Gjihë biseda zhvillohet në një kontekst tallës dhe vetëm më profesionin human të mjekut nuk ka lidhje. Betimi i Hiporaktit që ata kanë bëra para së të ushtrojnë detyrën nuk ka asnjë vlerë.

Skema e ngritur në sptalin Onkologjik dukshëm ka të përfshirë edhe persona të tjerë të cilët deri në këtë fazë nuk janë identifikuar nga prokuroria. Ndërsa pasuria dhe përfitimet materiale nga ana e mjekeve, admnistratës, farmacistëve nuk janë hetuar deri në këtë monet , duke e fokusuar hetimin vetëm tek shpërdorimi i detyrës të paktën për mjekët.

Ky hetim ka dhe një shkelje tjetër të rëndë ndohur në shërbimin onkologjik, për të cilin u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje, për ish nëndrejtorëshën e QSUT-së dhe ish specialisten Drilona Kishta. Ato akuzohen për shpërdorim detyrë pasi nuk kanë vënë në punë pajisjen e kobalto-terapisë e blerë që në vitin 2021. Sipa prokurorisë Brikena Qirjazi ka qënë personi përgjegjës duhej të kujdeseja për ta instaluar dhe mbajtur në kushtet e duhura.Edhe në këtë rast ata që e paguajnë janë pacientët e sëmurë me kancer ,të cilët nuk kanë marrë shërbimin mjekësor.

“Veprim i cili nuk është kryer duke e lënë këtë pajisje të pavënë në përdorim dhe ruajtur në kushte jo të mira teknike duke shkatkuar pasoja të rënda sic janë ato të mosdhënies së shërbimit të trajtimit me radiotereapi ndaj pacientëve të prekur nga sëmudje e rëndë.”- Dosja e Prokurorisë

Krahas moshërbimit ndaj qyetarëve të sëmurë vendosja e kësaj pajisje në spital jashtë kushteve teknike ka hapur një dëbat të madh brenda shërbimit onkologjik, pasi kjo gjë ka rrezikuar jetën e personleit dhe qytetarve për shkak të rrezatimit radioaktiv.

“Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.”- Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

Ky bunker nuk është ndërtuar dhe kjo situatë thotë prokuroria në dosje ka ndikuar që disa mjekë të largohen nga ky spital sic është rasti i Ardian Hotit. Sipas matjeve të bëra dyshohet se rrezatimi në ambjentet e spitalit onkologjik të ishte 20 deri 30 më shumë se sa norma e lejuar.Ky fakt ka krijuar një situatë të vështirë në pavion ku disa mjeke kërkojnë ndërhyrjen e mënjehrshme. Ne grupin e ëhatsu-it të Shërbimit Onkologjik mjeku Adrian Hoti në datën 10 mars 2022 shkruan për këtë problem.

“Problemi i ngritur nga unë lidhet me dhomë, e cila nuk ka mbrojtjen e duhur, e domosdoshme për shëndetin e të gjithëve, të tonin si staf, por edhe të njerëzve të tjerë që hyjnë e dalin. Ashtu si kirurgu përdor dorezat dhe maskën,ashtu si përdorim doza të kontrolluara të medikamenteve,ashtu kontrollohet dhe rrezatimi. Heshtja juaj nuk është aftësi profesionale apo përftimi sado i vogël.- Dosja e Prokurorisë

Diskutimet janë të gjatë në grupin e spitalit por drejtesja e këtij spitali Silvana Çeliku garanton se askush nuk po fsheh asgjë dhe kërkonte zgjidhjen e këtij problemi.

“Unë më shumë se kushdo do të doja që ky problem të zgjdihej në favorin e shëndetit tonë. Edhe njëhërë unë i besoj institucioneve. Nëse pas çdo matje ka vetëm dyshime dhe nuk besojmë askund dhe në asgjë ky është një problem i madh. Kujt ti besoj? Prandaj le të flasin specialistët. Ndaj pacientët nuk kanë besim tek ne sepse ne nuk besojmë tek njëri-tjetri.”- Dosja e Prokurorisë.

Pavarësisht këtyre diskutimeve në fund prokuroria ka bërë me përgjegjësi vetëm Brikena Qirjazin dhe Drilona Kishtën si persona që duhet të merrnin masa që kjo pajisje të vihej në punë dhe të ndërtohej bunkeri për të ndalur rrezatimin radioaktiv që vinte nga ajo.

Ky hetim prodhoi dhe një reagim politik nga ana e ministrisë së shëndetësisë e cila reagoi menjëherë duke propozuar ndryshime ligjore. Albana Koçiu ministre e shëndetësisë e cilësoi si vijë e kuqe korrupsionin në mjekësi dhe figura të shëmtuara atë që e kryejnë.

Ky skandal goditi rëndë imazhin e qeverisë e cila në vitin 2013 kur mori pushtetin premtoi shendetësi falas. Por ky hetim kishte nxjerrë situatën ashtu siç ishte me qytetarët që duhet të paguanin mijëra euro për një trajtim që sipas ligjit duhet ta marrnin falas dhe në spital publik. Kjo sitatë detyroi kryeministrin Edi Rama të shkonte vetë në spitalin onkologjik dhe të mbante një fjalim para mjekëve të cilët kishin krijuar këtë situatë. I ashpër në fjalën e tij numri një i qeverisë e cilësoi si krim kundër njerëzimit atë çfarë kishte ndodhur, duke kërkuar nga drejtësia që mos ta relativizonte këtë çështje.

Një gjë është e qartë që ky skandal goditi rëndë propagandën se në shqipëri shëndetësia ofrohet falas. Madje janë vetë mjekët që e përdorin sistemin publik, si furnizues me pacientë duke i orientuara ata drejt klinikave të tyre private. Pasi i marrin miejra euro me analiza dhe konsulta i rikthejnë sërish në spitalin publik duke kryer aty ato shërbimi që nuk i ofrojnë dot. Ky skandal bëhet më rëndë kur vetë drejtuesit e spitaleve e dinë këtë gjë dhe nuk marrin masa për ta zgjidhur. Si gjithmonë qeveria dhe ministria e shëndetësisë janë gjithmonë në kohë vonesë duke propozuar ndryhsime ligjore të cilat nuk dihen se çfarë efekti do të kenë në sistem.