Zgjedhjet në Greqi/ Malaj: Më shumë votues se para 4 vitesh, nuk besoj të ketë qeveri me raundin e parë (VIDEO)

Zgjedhjet në Greqi/ Malaj: Më shumë votues se para 4 vitesh, nuk besoj të ketë qeveri me raundin e parë (VIDEO)

Fatos Malaj, kandidat për deputet në Greqi, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në vendin fqinj. Malaj tha se deri në këto momente pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje duket më e lartë nga katër vite më parë. Ai u bëri thirrje qytetarëve grekë me origjinë shqiptare që të dalin masivisht në votime. Malaj theksoi se nuk pritet që zgjedhjet e sotme të prodhojnë një qeveri të re, duke shtuar se mund të shkohet në raundin e dytë.

Në mëngjes dukej sikur s’kishte dyndje, në këto momente është shtuar numri dhe duket sikur ka më shumë votues nga 4 vjeçari i mëparshëm. Besoj që pritet pjesëmarrje e lartë. Me orën që jemi në këtë moment ka më dyndje nga 4 vjeçari i mëparshëm. U bëj thirrje qytetarëve grekë me origjinë shqiptare të votojnë, sepse votojnë për të ardhmen e tyre, për të drejtat e prindërve të tyre. Vota në këtë moment është shumë e shtrenjtë, për emigrantët, qytetarët grek me origjinë nga Shqipëria. Sot vendosen fatet e demokracisë, duhet të jetë një ditë feste për demokracinë.

 Besoj se në këto zgjedhje s’do ketë qeveri. Nuk do zgjidhet një qeveri. Do shkojmë në zgjedhje të raundit të dytë. Por shpresojmë të ketë sa më shumë votues. Në krahasim me 2019-ën kur votuan 8 për qind qytetarë me origjinë shqiptarë, shpresoj që këtë radhë do jenë më shumë. Në gjithë Greqinë votojnë rreth 160 mijë qytetarë grekë me origjinë shqiptare. Temat janë ekonomia, kriza që kaloi Greqia, përgjimet e telefonave të kryetarëve të partive, gazetarëve dhe vet qeverisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy