Në bazat ushtarake amerikane në Evropë, ngrihet gjendja e alarmit në nivelin “Charlie”.
Siç raportohet nga CNN, ngrihet alarmi në nivelin “Charlie”, niveli më i lartë për një sulm të mundshëm terrorist.
Dyshohet se në shënjestër janë objektet ushtarake amerikane dhe personeli i tyre, sipas dy zyrtarëve.
“Ky nivel kërcënimi nuk është parë për të paktën 10 vjet, tha një nga zyrtarët amerikanë për CNN.

Nuk është e qartë se çfarë alarmi inteligjence shkaktoi forcimin e sigurisë, por autoritetet evropiane kanë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm terrorist në kontinent, veçanërisht përpara Olimpiadës së Parisit dhe gjatë kampionatit evropian të futbollit që po zhvillohet në Gjermani.
Ky status zbatohet kur ndodh një incident ose kur merret informacion inteligjence që tregon një formë të veprimit terrorist ose shënjestrim kundër personelit ose objekteve, sipas Ushtrisë Amerikane.



