Turizmi, Maçi: Shqipëria është në fazë testimi! Janë shumëfishuar turistët spanjollë

Turizmi, Maçi: Shqipëria është në fazë testimi! Janë shumëfishuar turistët spanjollë

Eksperti i turizmit Leonard Maçi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se Ballkani shihet si destinacion turistik dhe Shqipëria është në qendër.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Maçi tha se qeveria e ka kuptuar që arritja më e madhe ëshët kthimi i Shqipërisë në një destinacion dhe se sa më shumë rritet numri  i aseteve në organizatat ndërkombëtare aq më shumë rritet vëmendja për vendin tonë.

Faktori kryesor është që qeveria e ka spostuar vëmendjen në një % të jashtëzakonshme tek turizmi. Bëhet fjalë për brendimin, për Shqipërinë të kthyer në destinacion, kjo është arritja më e madhe dhe qeveria e ka kuptuar. I është dhënë prioritet investimeve në turizëm dhe BE ka këtë orientim. Ballkani shihet si destinacion i mirëfilltë, Shqipëria është në qendër.

Shqipëria duke qenë new-entry në fushën e turizmit, këto 15 vite që ka marrë hov, kapacitetet turistike thellohen, jemi në vëmendjen e ndërkombëtare me asetet. Sa më shumë shtohet numri i aseteve në organizatat ndërkombëtare aq më shumë rritet vëmendja për Shqipërinë.

Eventi është i domosdoshëm, qasja e këtyre elementeve rrit diapazonin. Është promovim, eventi është on the top të gjitha promovimeve të bëra së bashku.

Për ata turistë që kanë qasjen e parë me Shqipërinë i tërheq kompleksiteti dhe diversiteti i të gjithë faktorëve në një hapësirë shumë të vogël. Suksesi do ishte kur të ktheheshin për herë të dytë . Ky raport është përmirësuar. Këtë vit trendi i turistëve spanjollë është shumë herë më i lartë se në 2022.

Shqipëria është drejt turizmit mbarëkombëtar. Janë duke u implentuar disa lloje turizmesh deri sa të konsolidohet produkti. Është në fazën e të kuptuarit, kjo fazë të çon drejt standardeve. Shqipëria është në një fazë testimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy