Hija Trump mban pezull garën presidenciale franceze

Hija Trump mban pezull garën presidenciale franceze

Zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe me një program populist po shfaqet me mjaft ndikim në garën presidenciale në Francë duke rritur tensionet midis pretendentëve për emërimin brenda së djathtës, përballë një ekstremi të djathtë që ka shënuar epërsi të dukshme.

Sot, kryeministri francez, Manuel Valls e cilësoi si të mundshme që Marine Le Pen, kandidatja e Frontit Kombëtar fitoi zgjedhjet presidenciale në maj të 2017, duke paralajmëruar në lidhje me rrezikun që përfaqëson ekstremi i djathtë.

Çështja « Trump » në mënyre të pashmangshme do të trajtohet sot në mbërmje gjatë debatit të fundit televiziv midis shtatë kandidatëve për parapraket e së djathtës, përpara raundit te parë të zgjedhjeve të parashikuara për të dielën.

Sfida e këtyre paraprakeve është e tillë, në bazë të vendimit të të anketuarve,fituesi  i përcaktuar nga e djathta pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë përballë presidentes së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen.

Dy favoritët, ish-kryeministri Alain Juppé dhe ish-presidenti Nicolas Sarkozy paraqesin mundësinë më të mirë përballë ekstremit të djathtë, por me strategji tërësisht të kundërta.

Gati për të përfituar nga refuzimi i elitave në politikë dhe globalizmi, Nicolas Sarkozy 61 vjeçar është vetëshpallur si «mbrojtës i personave të privuar nga pozita e tyre shoqërore, ndryshe nga imazhi i «presidentit të të pasurve» trasheguar nga e kaluara e tij midis viteve 2007 dhe 2012.

Ai miratoi një linjë shumë të djathtë një formë për ti dhënë zgjidhje shqetesimeve te francezëve mbi imigracionin, islamin apo sigurinë, ne një vend të tronditur nga një seri sulmesh kamikaze dhe shqetesimit përballë krizës migratore qe po përballet Evropa.

Sa «Brexit», sa zgjedhje amerikane, sa referendume evropiane të humbura ju duhen ende që ju të dëgjoni  indinjatën e popullit ? u shpreh të martën ish-kreu i shtetit. Objektivi i tij është të tërheqë pas vetes thelbin e vërtetë të përkrahësve të partisë së tij Republikane, por gjithashtu ti trazojë votat ekstremit të djathtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy