
Në ditën botërore kundër Hiv/Aids, Robert Gajda, komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka ngritur një shqetësim që lidhjet më pranimin e të prekurve me këtë sëmundje në shoqëri si dhe punësimin e tyre.
Ne studion e edicionit të lajmeve në “MCN tv”, Gajda tha se këta persona vazhdojnë të stigmatizohen dhe të targetohen në disa raste nga shoqëria, porse sfidë, sipas tij, mbetet edukimi seksual i të rinjve.
Sa i takon trajtimit mjekësor në lidhje me HIV/ AIDS, për faktin se një pjesë të barërave u garantohen nga ana e shtetit, kjo është një diçka e mirë.
Fakti që po bëhet edhe një punë parandaluese, pra për të kapur që në momentet e para raste të diagnostikuar me HIv-Aids, nëpërmjet farstrakut, është një gjë e mirë.
Për mendimin tim kërkohet më shumë punë në edukimin seksual sidomos të të rinjve, është një domosdoshmëri shumë e madhe.
Ku do të duhej të shpjegohen pikërisht mënyrat e transmetueshmërisë në bazë të eksperiencës që janë, në mënyrë që të parandalohet sa më shumë dhe të kemi marrëdhënie seksuale te kryera nga të rinjtë në mënyrë të sigurte, që të mos ketë transmetime dhe aspekte që lidhen me sëmurje tjera.
Pra, më shumë shqetësimi është shoqëror, janë paragjykime dhe stigma të ngurtësuara, të cilat pastaj kthehen në sjellje përjashtuese apriori në mënyra të ndryshme kundrejt personave me Hiv-Aids.
Komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z.Gajda, mori si shembull faktin se në Policinë e Shtetit, personat me HIV-AIDS, nuk mund të punësohen.
Sipas tij, në këto raste duhet të ketë përjashtime të dedikuara.
Problemi me personat me Hiv, nuk është ligjor, por është shoqëror, dhe zakonisht këto probleme shoqërore lidhen me mosinformimin.
Unë vë re që vetëm kur është Dita ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, flitet për këtë sëmundje, për këto persona, për problematikat dhe për përjashtimet sociale që atyre u ndodhin, ndërkohë që kërkohet më shumë një vëmendje nga ana e shoqërisë mbi këtë gjë, sepse në thelb të gjitha përjashtimet që ndodhin, ndodhin nga mos dijenia, ose nga mos të pasurit informim.
P.sh., neve kemi konstatuar që në rregulloren e brendshme të Policisë së Shtetit, një person është i diagnostikuar me HIV/AIDS, ai nuk mund të punësohet. Me këtë rast, ne kemi kërkuar që të ketë përjashtime më të dedikuara lidhur me këtë gjë.



