Gara në PD/ Selami: Berisha më premtoi neutralitet, por preferon Bashën

Gara në PD/ Selami: Berisha më premtoi neutralitet, por preferon Bashën

“Kam gjetur nje mirekuptim te jashtezakonshem ne elektorat, edhe pse nuk eshte e lehte se si do te dalim nga situata ku PD ndodhet tani” shprehet për emisionin “KAPITAL”, Eduard Selami, I intervistuar për garën në PD. Më tej Eduart Selami shprehet: “Demokrati i thjeshte eshte braktisur. Shpirti demokrat eshte aty, por ka humbur besimi. Forca ime me e madhe eshte vizioni bashkekohor. Koha e ka lene pas partine demokratike, sot PD eshte me pak demokratike se me pare”.  Lidhur me garën, Eduart Selami thotë se: “Gara eshte e pabarabarte, qe nga koha e deri tek mos doreheqja e Bashes. Ajo qe une propozoj eshte nje nen ne statut, qe nese kryetari nuk e nxjerr partine fituese ne zgjedhje parlamentare, atehere ai duhet te terhiqet. Hyj ne nje gare te pabarabarte, por të fitueshme”. Duke analizuar humbjen, Eduart Selami deklaron: “Humbja qe ne kemi bere, ka kohe qe ka. Shkaku kryesor eshte qe PD eshte larguar nga vlerat e qendres se djathte, te shtetit ligjor. Eshte larguar nga elektorati i saj, nga ish te perndjekurit, nga rinia, nga elita. Do ta ringre PD me nje vision te ri dhe lidership te ri qe nuk eshte pare ne PD. Duhet lidershipi I shoqerive te hapura”. Sipas tij, “Menjehere do te duhej të kishte rikthim te demokracise se brendshme. Sot nuk di kerkush se cfare behet. Del kryetari me nje liste dhe e merr vesh nga televizioni se cfare behet. Ne baze ligji, por se ku e ka gjetur kete se dime. Ti mund te kesh te drejte te propozosh, por ne varesi te votes se qytetarit”. “Eshte per te ardhur keq. Modeli dhe platforma qe une kam jane model ringritje, te reja qe ende nuk kane ardhur ne Shqiperi. Kur ti ke nje vizion dhe platform eshte shume e thjeshte”, shprehet I sigurt Selami. Më tej, kandidati Selami tha: “Fjalet larte e poshte jane te paverteta. Une e kam mbeshtetur marreveshjen, por kam kundershtuar ne piken qe pjese e saj eshte nje koalicion. Kur te me zgjidhni, kam thene se nese e vetmja rruge qe PD ka per te ardhur ne pushtet eshte aleanca me PS, une nuk jam personi i duhur. Une qe ne zgjedhjet qe vijne dua qe bashke me koalicionin e vlerave te qendres se djathte te jemi fitues, perndryshe une jap doreheqjen”. Eduart Selami shprehet se ka marrë garanci për procesin zgjedhor për jryetar në PD: “Si mund te mendoj une qe ne forcen time politike kundershtaret e mi do te vjedhin votat? Ajo liste dhe komisioni zgjedhor eshte zgjedhur nga kryesia. Une me mire te jem naiv sesa dyshues. Une kam besim aBsolut tek integriteti I atyre qe do te numerojne votat. Nese jam dyshues s’duhet te jem fare ketu”.  Lidhur me organzimin e garës, Eduart Selami deklaron: “Duke patur parasysh qe eshte nje periudhe jo e lehte, dhe une qe kam kerkuar qe koha eshte shume e shkurter, eshte nje ngjeshje e tille qe ska mundesi. Ne ju kursejme kohen elektoratit. Une propozova te dilnim perballe kandidateve te dy, me platformen dhe perballe mediave. Kjo eshte gare brenda forces tone politike dhe ne nje vend une jam perpara dhe kembejme nje ore ose dy ore. Ka dege qe atyre ju duhen gjysem dite qe te vijne ne qender dhe tre nga keto ne I kemi te hapura me kamera. Te tjera per shkak te veshtiresive ne i kemi bere te perbashketa pa kamera. Asnje fallcitet nuk ka. Do te kemi takime te perbashketa me kamera, ne te njejten kohe me te dy kandidatet.

“Une jam ne gare per te kontribuar ne forcimin e PD. Gara tjeter qe do te vije do te jete e barabarte. Gjeja e pare qe do te bej pas fitores eshte te vendosim kushtet per garen tjeter, ndryshe nga kjo gare e pabarabarte”, -shprehet Eduart Selami. “Une kur te fitoj do ta filloje nga analizat e hapura. Shqiptaret vendosin se kush parti do te fitoje dhe kush do shkoje ne servis. Une do ta filloj qe nga seksioni me i thjeshte ne 69 deget e PD dhe me dhjetra e qindra seksione qe ka. Une kam zbritur ne deje”

Lidhur me qëndrimin e Berishës ndaj garës për kryetarm, Eduart Selami deklaron: “Qendrimi i Berishes ka qene konstruktiv dhe bashkues, asnje i tepert. Persa i perket gares, besoj se ai ka shprehur preference per zotin Basha, por ka qene krejt normale. Nga deklarimet qe ka bere, e kuptoj. Ne takimin qe kemi bere, ai me tha qe do te ruaje neutralitetin. Une I kam thene se ai ka plotesisht te drejte te mbeshtese ate qe mendon se eshte me afer asaj qe ai mendon. Une do ta mbeshtes Bashen dhe nese fitoj. Do te strukturoj gjithcka, por nuk do te kete vendime te miat pa miratimin e keshillit kombetar. Kjo eshte ajo qe nuk eshte pare akoma ne Shqiperi. Ky eshte dhe problem kryesor i partisë më të madhe ne Shqiperi, keto jane mirazhe demokratike.  Po, une e them qe s’do te kem une kopetence, por une do te mbledh dhe komitetin kombetar dhe do te fitoj ai qe ka vota me shume me votim te fshehte. S’do te kete me parti si prona private te kthyera ne vatra te korrupsionit politik”.

Lidhur me kritikat e bëra ndaj drejtimit të PD-së, Eduart Selami shprehet: “Nuk eshte sulm ndaj Bashes. Modeli I Bashes deshtoi, eshte I kapercyer dhe model I vjeteruar. Ne politike dhe ne shoqeri te rrezon gjithe te tjeret. Basha e ka futur lidershipin e tij ne modelin e vjeteruar. Por s’do te thote qe Basha nuk ka vlere ne PD.  Nga ana tjetër, Eduart Selami deklaron: “Edhe nese humb do te vazhdoj te reformoj PD. Lidershipi nuk eshte pozicion, por ide, eshte aksion dhe komunikim. Une do te prezantoj nje model te tille qe pavaresisht ne c’pozicion kam, une do te jem aktiv. PD do ta rikthej si motor te zhvillimit te Shqiperise edhe pa qene ne lidershipin e saj.

Eduart Selami zbulon se: “E kam refuzuar Bashen per postin e nenkryetarin e partisë kater vite me pare. Une nuk pranoj asnje post te emeruar nga kryetari, pa voten e strukturave me votim te fshehte”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy