
SHBA-të po shpresojnë të rikthejnë ambasadën e tyre në Kiev deri në fund të majit nëse kushtet e lejojnë, tha sot e ngarkuara me punë, Kristina Kvien, në një konferencë për mediat nga Lviv.
"Ne shpresojmë shumë që kushtet do të na lejojnë të kthehemi në Kiev deri në fund të muajit," tha Kvien.
"Ne dëgjojmë profesionistët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi," shtoi Kvien.
Uashingtoni vendosi të mbyllë Ambasadën e SHBA në Kiev më 14 shkurt dhe zhvendosi përkohësisht një numër të vogël të personelit diplomatik të mbetur në vend në Lviv, vetëm 10 ditë përpara pushtimit rus të Ukrainës.



