
Brenda 24 orëve Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses dy operacione policore të koduara”Home” dhe ”Bar”.
Blutë e qytetit bregdetar kanë arrestuar në flagrancë edhe dy shtetasit, Amarildo Vezi 27 vjeç dhe Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.
"Nga puna hetimore dokumentohen 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm", sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një thikë, kaçavida, doreza, pinca dhe kapuçë.
Amarildo Vezi 27 vjeç, i cili u kap kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni i një apartamenti.
Ndërsa Edmond Piraniqi 39 vjeç u kap duke vjedhur një lokak në lagjen Nr.8 Durrës.



