Udhëheqësit evropianë duhet të garantojnë municionet e premtuara vitin e kaluar.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë konferencës për shtyp pas takimit dypalësh të mbajtur mëngjesin e sotëm në Talin, me homologen e tij estoneze, Kaja Kallas.
Në këtë drejtim, Zelensky i ftoi liderët perëndimorë që të mos kufizohen në deklarata retorike, por të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën me vendime konkrete.
Presidenti ukrainas përsëriti gjithashtu se vendi i tij ka nevojë për garanci të mëtejshme konkrete për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në strukturat e NATO-s dhe BE-së, të konsideruara si garancitë e vetme afatgjatë të sigurisë për vendin.



