Censusi i popullsisë dhe i banesave i sapopublikuar nga INSTAT ka prodhuar një seri të dhënash kontroversale, ndërkohë që ka një numër të konsiderueshëm zërash skeptikë që vënë në diskutim shumë prej konkluzioneve të tij.
Lidhur me këtë urbanisti Gentian Kaprata në MCN Economy u shpreh se një gabim është dhe shtyrja prej 3 vitesh e censusist dhe kjo të lë një shije të keqe për më tepër dhe pasi u krye ju deshën 8 muaj për rezultatet.
Ai tha se kemi ndërtuar një politikë të gabuar të shpërndarjes së popullsisë ku 50% janë vendosur në Tiranë dhe Durrës, ndërsa theksoi se demografia është dëmtuar si rezultat i politikave të gabuara.

Mendimi im ka qenë prej 3 vjetësh që censusi është i domosdoshëm për një vend sidomos për vendet si Shqipëria që janë në zhvillim dhe duhet matur, minimalja është të dimë sa veta jetojnë në Shqipëri, ku jemi të përqendruar, statistikat mbi banesat.
Faj që është shtyrë prej 3 vitesh të lë një shije të keqe për më tepër dhe pasi u krye ju deshëm 8 muaj për rezultatet dhe këto që unë thashë tregojnë se ka një arsye që nuk shkon sepse s’kishte arsye pse duhet të shtyhesh me 3 vjet dhe fakti që ju deshën 8 muaj për të organizuar disa të dhëna, kur mbledhja e të dhënave se sa është popullsia e Shqipërisë që nga momenti që u grumbulluan ato, aty ishin gati.
Nuk mund t’ja vëmë fajin demokracisë dhe pasaportave për rënien e popullsisë që ne kemi humbur rreth 1 mln banorë në dekadën e fundit. Janë disa terma minimale të cilat studime të ndryshme na e thonë, e para shqiptarët largohen për arsye se i mungojnë shërbimet minimale urbane, cilësia urbane, ekonomia.
Më tej ai shtoi se ne jemi duke ndërtuar një politikë të gabuar sa i përket shpërndarjes së popullsisë. Sipas tij, situata është katastrofike, thelbi më i madh është hendeku i madh i thyer mes shtetit dhe qytetarit.
Popullsia sot e tregon dhe ky census që popullsia është e vendosur në Tiranë dhe Durrës. Njerëzit vijnë sepse kanë dashur por ka dhe mekanizma politikë që i ka tërhequr Durrësi dhe Tirana. E para s’mund të ndërtosh një model ekonomik dhe e dyta krijon këtë strukturë që ne kemi, në Tiranë po ndërtohen shkolla të reja ndërsa në rrethe po i mbyllim fare.
Pra kjo reformë territoriale, kjo politikë në tërësi po zbras vendin. I kemi sjellë të gjithë njerëzit në Tiranë dhe Durrës, të cilët s’kanë biokapaciastetin e duhur për të përballuar këtë popullsi. Demografia është dëmtuar nga mungesa e politikave të punësimit.
Ne çfarë kemi bërë kemi fikur 60 motorët dhe kemi mbajtur ndezur vetëm motorin e Tiranës, por kështu nuk ka si ky avion të ngrihet. Ngelet që të shkoj në perëndim të ndihmoj familjen. Unë mezi po e prisja këtë census dhe të gjithë studiuesit vihen para një halli të madh sepse s’mund ti referojmë ato si të dhëna reale sepse e dimë që nuk janë të sakta janë larg realitetit dhe nga ana tjetër s’mund ti përdorim ato shifra sepse në botë nuk na i njeh njeri.
Situata është katastrofike, thelbi më i madh është hendeku i madh i thyer mes qeverisë dhe qytetarit, shtetit dhe qytetarit sepse si mund ti besosh një shteti që gënjen për popullsinë se sa banorë ne jemi. Qeveria duhet tëna jepte të saaktë të paktën numrin e banorëve, pasi praktikisht në Shqipëri mungojnë mbi 900 mijë banorë.



