
Partia Socialiste zyrtarizoi sot pasdite 5 nga 6 kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Përjashtim bën Bashkia Lushnjë, për të cilën për shkak të debateve të forta nuk është rënë dakord për emrin e kandidatit. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Taulant Balla, i cili drejton qarkun politik të Fierit, tha se do të ketë një konsultim të gjerë lidhur me emrin dhe ky i fundit pritet të zyrtarizohet më 1 shkurt.
Emrat e propozuar për 5 bashki:
Për Bashkinë Durrës - Emirjana Sako, aktualisht kryetare në detyrë
Për Bashkinë Shkodër - Majlinda Angoni, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.
Për Bashkinë Dibër - Rrahim Spahiu, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.
Për Bashkinë Rrogozhinë - Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar
Për Bashkinë Vorë - Blerim Shera



