Vrasja në Dhërmi, Pula: Dëshmia e autorit dhe zbërthimi i telefonit të viktimës mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes (VIDEO)

Vrasja në Dhërmi, Pula: Dëshmia e autorit dhe zbërthimi i telefonit të viktimës mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula nga studio e MCN Live ka zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhërmi ku pronari i një hoteli ka ekzekutuar me armë zjarri recepsionistin.

Ai tha se policia i ka përqendruar kontrollet për gjetjen e trupit të viktimës në fshatrat përreth, ndërsa bëri me dije se ditën e sotme në dhomën ku ishte i akomoduar 31 vjeçari është gjetur dhe një gëzhojë e armës së dyshuar për vrasjen e tij. Sipas tij, zbërthimi i telefonit të viktimës mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.

Drupal Ad

 

 

 

Është një ngjarje vërtet shumë e rëndë ku recepsionisti vritet nga pronari. Duhet thënë se nga informacionet që unë kam lidhur me ngjarjen pavarësisht shoqërimit dhe të atyre që mund të kenë dijeni sepse vendi ku ka ndodhur ngjarja janë dhoma ku akomodohej stafi, policia pohon se janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë Daniel Qose dhe David Larti që të dy kanë bashkëpunuar në krim të cilët kanë ndihmuar autorin në paketimin e viktimës në qese plehrash për ta larguar atë nga vendi i vrasjes.

Policia i ka përqendruar kontrollet në fyshtra të ndryshme nga Dhërmiu në Himarë për të bërë të mundur gjetjen e trupit. Pistat ku po hetohet është konflikti i çastit dhe njohja e mëparshme e tyre pasi dyshihet se kanë punuar në aktivitet kriminal, vend ku dyshohet se viktima dhe autori janë njohur.

Nga ajo që kanë rënë në gjurmë policia janë njollat e gjakut të gjetura në ambientet e brendshme ku viktima jetonte dhe le të themi se sot është gjetur dhe një gëzhojë e dyshuar se është përdorur për vrasjen e tij. Në një komunikim me të atin e viktimës i cili ishte tepër i shokuar dhe nuk kishte asnjë dijeni sepse ka ndodhur ngjarja. Dinte vetëm që djali kishte shkuar në një hotel për të punuar siç shumica punon në këtë periudhë të vitit.

Më tej Pula bënë të ditur se nga komunikimi me një shok të viktimës ai ka komunikuar se kohët e fundit viktima ishte i tensionuar dhe nuk kishte dëshirë të punonte në atë hotel. Ai shprehet se dëshmia e autorit të dyshuar do të jetë kyçe për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Dyshohet se autori dhe viktima ata janë konfliktuar fizikisht dhe sherri ka agravuar në përdorimin e armës. Pavarësisht se është munduar të fshehë provat, por dyshohet se ajo gëzhojë e gjetur është përdorur në vrasjen e 31 vjeçarit. Nga informacionet që kam nuk më konfirmon se ata kanë pasur një njohje të mëparshme, por nga pista e hetimit dyshohet se ata njiheshin më parë dhe pazaret që ata mund të kenë prishur në aktivitetin e paligjshëm. Nga policia më kanë konfirmuar se është ndaluar dhe një tjetër person në Greqi që e ka ndihmuar për tu larguar nga Shqipëria Shehun në drejtim të Greqisë dhe më pas nga aty drejt Anglisë.

Vetë policia ka në hetim dhe pjesën se këta dyshohet se mund të krijonin një aktivitet të tyren në Dhërmi, por kjo nuk është konfirmuar ende por pritet të zbulohet pas ekstradimit të autorit në Shqipëri. Dëshmia e tij do të jetë kyçe për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Sfidë mbetet dhe gjetja e kufomës pas kaq orësh nga vrasja. Kamera ka pasur në hotel dhe po ashtu kamerat e bizneseve të tjera kanë ndihmuar hetuesit për të parë itinerarin e lëvizjes së mjetit audi.

Gëzhoja dhe njollat e gjakut në dhomën ku ishte akomoduar viktima dhe deklarimet e marra nga punonjësit e stafit, këto prova dhe kryqëzimi i tyre çojnë në konkluzionin se ai është vrarë dhe nuk është zhdukur. Gjithashtu dhe zbërthimi i telefonit të viktimës mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.Mendohet se ka pasur kërkime të shumta duke ndjekur itinerarin që ka ndjekur dhe autori nga Dhërmiu në Sarandë ku dyshohet se viktima mund të jetë hedhur dhe në anë të rrugës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy