Orgest Mehmetaj nga Berati me qëndrim në Angli, realizoi një ëndërr për babin e tij, Flamur Mehmetaj, në Berat.
Si dhuratë për 76 vjetorin e lindjes së tij, ai i dërgoi atij helikopterin për të parë jugun nga lart.
Në lidhje skype për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ata shprehën shkurt emocionet e tyre dhe plotësimin e dëshirës së të atit.
Orgesti:
Ishte emocionuese të ja dërgoj helikopterin që ai të shihte jugun nga lart. Ishte një dëshirë që ai e kishte me shumë qejf.
Nuk ka gëzim më të madhe se të bësh për prindin gjëra të bukura. Më shumë ishte ideja ime, babi nuk e dinte.
Flamuri:
U ndjeva shumë mirë, nuk kisha frikë nga helikopteri. Po plotësoja dëshirën time të shoh jugun nga lart.
Kam katër vite që nuk e kam parë Orgesin sepse nuk ka dokumente. Më pëlqeu surpriza që më bëri.



