Qëllon me armë ndaj 14-vjeçares, policia arreston të riun

Qëllon me armë ndaj 14-vjeçares, policia arreston të riun

Një 14-vjeçare i ka shpëtuar për mrekulli plumbave në Divjakë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fshatin Babunjë gjatë ditës së mërkurë.

Autor i kësaj ngjarjeje është 22-vjeçari Bajram Krasniqi, banues në këtë fshat, i cili ka qëlluar me armë automatike në drejtim të së miturës.

3 gëzhoja gjeti policia në vendin e ngjarjes dhe fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk e ka prekur të miturën, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Sipas policisë, shkak për ngjarjen janë bërë “motivet e dobëta”, megjithatë nuk jepen detaje të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 79/a/22 dhe 278 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy