Eksperti i ndërtimit, Erion Softa, thotë se dhënia e 9 milionë metrave katrorë që nga viti 2017 në Tiranë flet për një shumatore shumë të lartë.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se një ndërtim i tillë ka shumë impakt në qytet, siç ka sjellë anë zhvillimore, ka sjellë ulje të cilësisë së jetesës, se këto ndërtime janë bërë pothuajse në të njëjtin territor.
Sipas tij, është rritur lartësia, por se rritja e intensitetit të ndërtimit dhe banimit, sjell për pasojë që të kemi një qytet më pak të jetueshëm dhe për rrjedhojë kemi një ulje të cilësisë së jetesës në kryeqytet.
Do të thotë qe ne kemi më shumë trafik në qytet, më pak mundësi parkimi, më pak infrastrukturë. Kërkesa për blerje është e lartë, gjithë këto objekte që po ngrihen, është dikush që kërkon t’i blejë.
Tirana mund të krijonte zona të reja urbane dhe mund ta shpërndante gjithë këtë intensitet ndërtimi dhe mund të kishte mundësi më të mira, për rrugë, për transport, për zjarrfikëset.
Ne në qytet bëjmë shumë më pak punë se më parë, për shkak se pjesën më të madhe të kohës na e merr trafiku.
Ne kemi një cilësi më të mirë të ndërtimeve në vendin tonë.
Shumica janë ndërgjegjësuar, shumë prej atyre që bëjnë shtëpi shumë të kushtueshme në qytet apo jashtë qytetit, nuk kanë parasysh se shumica e tyre nuk do i përgjigjet luksit ku ata jetojnë, se ti mund të ngelësh në trafik, apo mos të ketë një vend nga ku të evakuohesh dhe dalësh, në rast të një fatkeqësie natyrore, se ne do përplasemi në po ato rrugë që janë ndërtuar para viteve ‘90-të.
Te bulevardi i ri kanë qenë fusha pafund, por prapë nuk kemi arritur të bëjmë ligje dhe projekte të qarta, që të kemi një aks të drejtë, dhe aty ndërtimet janë bërë kaotike.
Nuk ka rrugë të drejta, të pastra, por ka rrugë të përdredhura, ne momentalisht nuk jemi të aftë të bëjmë blloqe cilësore ndërtimesh, të cilat reflektojnë luksin për të cilët qytetarët paguajnë.
Në zonën e Lundrës ka vila luksoze me pishina, por nuk kanë ujë. Nuk përballon dot kërkesat e luksit që ti blen.
Vazhdojmë të ndërtojmë objekte me çmime luksoze, por jo të afta për tu përkthyer me luksin të cilat paguhen.
Ndërtohet më mirë si pasojë e konkurrencës që kanë grupet e biznesit, por edhe tërmeti i fundit i trembi.
Por nuk kemi një institucion kontrolli të mirëfilltë për të bërë ekspertiza të sakta për të gjithë proceset e ndërtimit.
Nuk mund të vazhdojmë që edhe inxhinierin, edhe kolauditorin i paguan po firma e ndërtimit.
Një nga garantorët, duhet ta ketë domosdoshmërisht shteti të vetin.
Asnjë objekt nuk ndërtohet pa planifikim, kjo është dëmi që i bëhet qytetit, ndërsa nga ana e sigurisë nuk ka problem kur ndërtohen ato katet sipër.
Nëse kemi 7 kate dhe hidhen kate të tjera sipër, ka probleme të tjera si ashensori etj.
Softa shtoi se në momentin që kemi shitje, tregu vazhdon të funksionojë, kostot janë rritur për shkak të bumit të ndërtimit, dhe emigracionit.
Duke marrë shkas nga aksidenti i ndodhur në Lushnjë disa ditë më parë, duhet patjetër të bëhet certifikimi i profesioneve, nuk mund të themi që një individ është hidraulik, se më është ofruar në objektin tim si hidraulik dhe kur na ndodh problemi fusim në burg, administratorin dhe drejtuesin teknik.
Mendoj se duhet të marrë fund koha e burgosjes pa arsye, por secili të mbajë përgjegjësi mbi veten.
Që nga punëtori duhet të licencohet që është i aftë për të qenë punëtor.
Hidraulikët duhen certifikuar, elektriçistët duhen certifikuar, punëtorët duhen certifikuar.



