
Shega është një frut që perveç shijes së mirë ofron dhe shumë benefite për shëndeti e atyre që e konsumojnë.
Shega qetëson dhimbjet e kyçeve- Të pasura me polifenol, acid elagjik dhe antocianine shegët kanë veti të vlefshme antioksiduese dhe anti-inflamatore për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve.
Mbron arteriet dhe venat- Falë vetive të saj antioksidante, shega ka një efekt pozitiv në sistemin vaskular, veçanërisht në qelizat endoteliale që rreshtojnë enët e gjakut dhe brendësinë e dhomave të zemrës, sipas një studimi të botuar në Frontiers in Pharmacology.
Kontribuon në ekuilibrin e mikrobiotës dhe në tretje- Me pak acid dhe me fibra të tretshme, shega tolerohet mirë nga njerëzit me zorrë lehtësisht të irrituar. Farmakologu sugjeron ta shijoni të freskët me gatime mishi dhe në sallata, ose si smoothie për ëmbëlsirë.
Ndihmon në parandalimin e zhvillimit të disa llojeve të kancerit- Hulumtimet janë duke u fokusuar në veprimin citotoksik që mund të ushtrojë në qelizat kancerogjene, duke bërë të mundur ngadalësimin e përparimit të sëmundjes, veçanërisht kancerin e gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë, ose parandalimin e shfaqjes së saj, pas një botimi në Molecules.
Është aleat i lëkurës dhe flokëve- Ndërsa përbërësit e tij aktivë antioksidantë ruajnë rininë e lëkurës duke neutralizuar radikalet e lira, taninat e saj astringente shtrëngojnë fibrat e flokëve. Enzimat e shegës kanë gjithashtu një efektin antibakterial.



