
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe bashkëkryetarja e opozitës Rudina Hajdari kanë zhvilluar sot një bashkëbisedim me Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë.
Gjiknuri informoi se bashkëbisedimi ka qenë i frutshëm.
“Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare”,-tha ai.
Po ashtu, Gjiknuri theksoi se ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të Reformës Zgjedhore.
Dy kryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore i kishin kërkuar OSBE-ODIHR të dërgonte ekspertë të huaj që të punojë sëbashku me ekspertët vendas për hartimin e drafteve të reformës zgjedhore.



